Haremi Perandorak, gratë dhe sovraniteti në Perandorinë Osmane

Titulli: Haremi Perandorak, gratë dhe sovraniteti në Perandorinë Osmane
Titulli i origjinalit: The Imperial Harem, Women and Sovereignity in the Ottoman Empire
Autorë: Leslie P. Pierce
Përkthyes: Arjon Guni
Boton: Logos-A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Arian Koçi
Redaktor artistik & disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Përgatitja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Shkup

Ne në Perëndim jemi trashëgimtarë të një tradite të lashtë por akoma të fuqishme të obsesionit me seksualitetin e shoqërisë islame. Haremi është pa dyshim simboli më mbizotërues në mitet perëndimore të sendërtuara përreth motivit të sensualitetit musliman. Për një nënshtetas osman, termi “harem” ka kuptimin e të qenët e ndaluar apo e paligjshme, dhe të qenët sakrale, e padhunueshme, ose tabu. Ky libër ka për ta kufizuar përdorimin e tij në dy kuptime: odat private të një familjeje dhe gratë e një familjeje.

Haremi perandorak ishte pak a shumë njësoj si Haremi i vatrës familjare, vetëm se më i zgjeruar dhe me një strukturë më të artikuluar. Për shkak se vatra familjare ishte njësia fundamentale e organizimit politik por edhe social ne boten e hershme moderne osmane, pushtet i një njeriu ne sistemin politik rridhte pikë se pari nga roli i tij brenda përbrenda vatrës familjare (rol ky që ndryshonte teksa ky njeri përparonle në ciklin e jetës). Vatra familjare shërbente si matricë për një rrjet kompleks të marrëdhënieve që tejkalonin publiken dhe privaten, personalen dhe institucionalen. Ne këto rrjete interesat e burrave dhe grave ndërthureshin per të krijuar një larmishmëri fraksionesh që shkonin përtej dikotomisë se gjinisë. Kjo nuk ishte askund tjetër më evidente sesa ne vatrën familjare të dinastisë, e cila përbënte modelin për negocimin e pushtetit politik.

Dy tema të gjera zhvillohen ne këtë libër.

E para është një sfidë ndaj idesë se segregacioni gjinor, i pranuar gjerësisht si një nga vulat dalluese të shoqërisë tradicionale islame, i pengonte gratë nga të luajturit e ndonjë roli tjetër përveç atij të nënshtrimil brenda vatrës familjare. Më saktë. segregacioni i gjinive lejonte artikulimin e një hierarkie të statusit dhe autoritetit ne mesin e grave, paralelisht me atë që ekzistonte ne mesin e burrave.

Tema e dytë e librit ka të bëjë me natyrën e sovranitetit osman. Njëra prej kërkesave esenciale të të sunduarit ne Islam, idealisht e konceptuar si pasim i Profetit Muhamed, është që sovrani të jetë mashkull. Në rastin e osmanëve, sundimi akordohej nëpërmjet një sulltanati të trashëgueshëm. Ne sensin ligjor ose kushtetues, autoriteti politik suprem ishte përfundimisht patriarkal. Megjithatë, praktikisht folur, autoriteti i sulltanit ngrihej mbi aftësinë e tij për të mbajtur nën kontroll elitat qeverisëse dhe për të plotësuar pritshmëritë e tyre.

Gratë mund të luanin dhe vërtet luajtën role kyçe ne të gjitha këto funksione sovrane. Në gjysmën e parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, kur nënat mbretëreshë, apo valide sulltaneshat, vepronin shpeshherë si regjente për djemtë e tyre të mitur apo emocionalisht të trazuar, praktikisht e vetmja prerogativë sulltanore e paarritshme për to ishte komandimi personal i ushtrisë osmane.

Argumenti parësor i ëtij libri është se ndryshimet në natyrën e shtetit dhe shoqërisë osmane ne shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë ishin të favorshme për një zgjerim të pjesëmarrjes së grave mbretërore ne këto demonstrime të larmishme të sovranitetit. Ndryshimi madhor ishte një tranzicion gradual nga një shtet i mbrujtur per ekspansion dhe i udhëhequr nga një sulltan luftëtar drejt një shteti burokratik territorialisht i qëndrueshëm i qeverisur nga një sulltan sedentar saraji.

CHF 27.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50