Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I

Titulli: Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I
Titulli i origjinalit: History of Ottoman State, Society and Civilisation
Konsultentë: Dr. Ramiz Zekaj, Bedri Telegrafi, Alban Kodra, Eris Koliqi, Jolanda Lila
Redaktor shkencor: Nezir Bata
Korrektor: Remzi Zeqja
Përkthyes: Xhevat Lloshi, Suzana Tafa, Sabina Fejzullaj, Edlira Nepravishta, Ilir haxhiaj, Redi Shehu, Bukurije Skënderi, Anila Shehu, Klodiana Smajlaj, Pranvera Qyrdeti, Klodiana Malushaj
Dizajni dhe Layout: Aurora Shehu
Botues: AIITC
Shtypi: Shtypshkronja Mileniumi i Ri

Historia e shtetit , shoqërisë dhe qytetërimit osman është menduar si një manual informativ për ngjarjet e shumta, për periudhat historike dhe për territoret e përfshira në kuadrin e Perandorisë Osmane, e cila jetoi gjashtë shekuj, duke filluar me themelimin e Dinastisë Osmane më 1299 e deri në shpalljen e Republikës së Turqisë më 1923. Botimi origjinal u publikua në gjuhën turke nga Qendra Studimore e Historisë, Artit dhe Kulturës Islame (IRCICA në Stamboll) dhe nga Organizata e Konferencës Islamike. Botimi ishte fryt i bashkëpunimit të historianëve të specializuar për fusha të ndryshme dhe për periudha të ndryshme të historisë osmane. Projekti u ideua dhe u realizua nga profesor doktori Ekemeleddin Ihsanoglu, që ishte në postin e drejtorit të përgjithshëm të Qendrës që nga themelimi i saj më 1980 dhe deri në dhjetorin e vitit 2004, kur u bë Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike. Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane.

Për herë të parë në gjuhën shqipe vjen vepra Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman në dy vëllime. Ky libër botohet nën përkujdesjen e veçantë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) dhe hedh dritë plotësisht mbi historinë e Perandorisë Osmane. Të shkruash mbi historinë e një perandorie të madhe, e cila përmblodhi shumë shtete në qendër të tre kontinenteve dhe mbikëqyri rrugët ndërkombëtare për më shumë se 500 vjet, është njësoj si të shkruash historinë e botës.

Libri Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman është hartuar nga një grup historianësh turq, ku vlen të përmendësh disa nga emrat më të shquar të studimeve historike, si: Prof. dr. Ekmeleddin ?hsanoglu, Prof. dr. Feridun Emecen, Prof. dr. Mehmet Âkif Aydin etj. dhe është përkthyer në gjuhën shqipe nga AIITC. Ky grup ekspertësh ka inspektuar arshivat e pasura në thellësi dhe ka nxjerrë në pah elementë të rinj të pikturës historike. Pa dyshim që kjo punë kolosale, ka regjistruar një hap shumë të rëndësishëm, që meriton vëmendjen e duhur nga lexuesit. Autorët, për hartimin e librit,  përdorën burimet e arkivave, kronikat osmane, studimet e historianëve bashkëkohorë, si dhe burimet perëndimore. Synimi i librit  është prurja e një perspektive të re, duke u bazuar në informacion objektiv dhe të besueshëm nga kërkimet e fundit shkencore. Libri nuk përmban përafrimin klasik të kronologjisë në historiografi me përshkrimet e ngjarjeve gjatë sundimeve të sulltanëve. Përshkrimet jepen vetëm kur është e nevojshme. Gjithçka paraqitet në mënyrë analitike, në përpjekje për ta shpalosur të plotë subjektin dhe në të njëjtën kohë, për të përcaktuar lidhjen ndërmjet shkaqeve dhe pasojave të ngjarjeve politike. Nuk bëhet thjesht paraqitje faktesh, por qartësohen  dhe shpjegohen me baza argumentuese institucionet e civilizimit osman, duke pasur si pikësynim përfshirjen e të gjithë Perandorisë Osmane, pa përjashtuar Anadollin, Rumelinë dhe Arabinë. Studiues të njohur, specialistë në fushat e tyre, shkruajnë artikuj në këtë libër. Përveç zhvillimeve politike, është trajtuar gjerësisht struktura sociale, ushtarake, studimore dhe e organizimit administrativ, por pa lënë mënjanë aspektin ekonomik, tregtinë dhe industrinë apo jetën shkencore dhe atë kulturore. Sigurisht, që për të shkruar historinë e një shteti që ka sunduar për më shumë se pesë shekuj dhe që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme duke respektuar kombësinë, besimin, kulturën dhe gjuhën, është nevojitur punë kërkimore shumë e gjerë dhe përpjekje të stërmëdha, është pothuajse e pamundur që një person i vetëm të përfundojë një studim të këtyre përmasave, duke kërkuar burimet e rëndësishme osmane dhe perëndimore. Botimi origjinal turk u publikua në dy vëllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. Së shpejti ky botim do të kristalizohet edhe në gjuhën ruse e boshnjake.

 

CHF 31.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50