Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm

Titulli: Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm
Përgatiti: Shefki Ollomani
Editor: Azam Dauti
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Shkupi

Libri ” Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm”, me të cilin autori paraqitet para lexuesit, është i një lloji disi të veçantë. Në të janë parashtruar teza të kundërta, gjykime, vlerësime e kundërshti, duke i bazuar ato në një mori të dhënash e faktesh.

Ky libër nuk synon të imponojë mendime, bindje dhe ide. Ai vetëm i hedh ne letër ato para syve të lexuesit, madje të një lexuesi të specializuar apo të pasionuar, në mënyrë që ky pastaj ta bëjë vetë zgjedhjen e të pranojë atë që i duket më e drejtë, më bindëse e më e besueshme.

Përmbajtja e librit:

Mistika, Magjia dhe bukuria e universit. Pllakat e smeraldta të Thotit të Atlantidës. Mistika Sufiste ( Thotiane ). Zhuan Falun – Ligji i Budës.
Astrologjia. Magjia etj…

Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin të rrethit të Kërçovës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme në gjimnazin ”Zef Lush Marku” në Shkup. Ka të kryer 3 vite të Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-së, në Shtator 1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të emigrojë në Zvicër, ku qëndron deri në Vjeshtë të vitit 1985. Në Zvicër angazhohet në radhët e LR(S)SHJ-së, më vonë  LPK/PS, si bashkëpunëtor dhe pastaj si anëtar i Redaksisë së ”Zërit të Kosovës”, janar 1985 – nëntor 1987. Ishte anëtar i Redaksisë së organit intern të MLK-së – ”Pararoja”, 1985 – 1987.

Gjatë viteve 1987 – 1990 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit intern të GKK-së – ”Rruga e Revolucionit”.
Gjatë viteve 1991 – 1992 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit të ORSH-së – ”Kushtrimi i Lirisë”. Në vitet 2002 – 2003 ka qenë Sekretar i Kolegjiumit të Redaksisë së organit të FBKSH-së – ”Ribashkimi i Shqipërisë”. Nga viti 2004 është krijues i pavarur (pa parti).

Merret me poezi dhe publicistikë.

Deri tani ka botuar 4 vëllime me poezi, me titull: “Vargje lirie për Atdheun” (2004), “…Për lirinë, për Shqipërinë” (2005), “Zgjohu, ngritu Shqipëri!” (2009) dhe “Feniksi Shqiptar” (2012).

Si dhe 8 libra publicistik me titull:

“Në rrugë drejtë Lirisë” (2004), “Shqipëria Etnike” (2007), “Çështja Kombëtare Shqiptare” (2008), “Leka i Madh” (2010), “Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria” (2010), “Thoti i Atlantidës” (2010), “Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria” (Ribotim 2013), “Leka i Madh” (Ribotim 2015).
“Thoti i Atlantidës” (Ribotim 2019). Ky është libri i 14-të që ia boton Shtëpia Botuese “Shkupi” nga Shkupi.

CHF 14.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90
KHAMARAH QAHWA
Nuk ka stok

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF 29.90