Muhamedi alejhi selam jeta e tij sipas burimeve më të hershme

Titulli: Muhamedi alejhi selam jeta e tij sipas burimeve më të hershme
Titulli origjinal: Muhammad his life based on the earliest sources
Autori: Martin Lings
Perktheu: Edin Lohja
Botuesi: Bujar Vërbovci
Faqe: 464

Profeti tani u kthye mënjanë nga Qa’bja drejt idhujve përrotull, qe e rrethonin në një qark të gjerë, treqind e gjashtëdhjetë gjithsej. Ai e ngau deven midis Shtëpisë e idhujve, duke përsëritur ajetin: E Verteta erdhi dhe e rremja u vdir. Vërtet, e remja viret prore dhe duke treguar me shkop kah idhujt, një nga një. Me të berë shenjë ai, çdo idhull përmbysej. Pasi plotësoi gjiron, ai briti dhe u fal në Mekamin e Ibrahimit, i cili asokohe ishte ngjitur Qa’bes. […] Ai qëndroi brenda Qa’bes ca kohë dhe pastaj … e hapi derën; tek qëndronte në prag me çelesin në dorë, tha: “Lavdi paste Zoti, që e përmbushi premtimin e Tij, e ndihmoi shërbetorin e Tij e i shpartalloi klanet, i Vetëm!” Mekasve të strehuar në Xhami u ishin bashkuar tashmë shumë prej atyre që ishin strehuar në fillim nëpër shtëpitë e tyre dhe po rrinin në grupe, aty-këtu, jo larg Qa’bes. Profeti iu drejtua tani atyre, me fjalët: “Çfare thoni e çfarë mendoni?” Ata u përgjigjën: “Themi të mirën e mendojmë të mirën: vëlla fisnik dhe bujar, biri i një vëllai fisnik e bujar. E jotja është të urdhërosh.” Atëherv, ai iu drejtua me fjalët e faljes që, sipas Shpalljes, u kishte thënë Jusufi vëllezërve te tij, kur i kishin ardhur ne Egjipt: “Vërtet, unë them atë që ka thënë vellai im Jusufi: Këtë ditë nuk do të ketë qortim per ju. Zoti ju fal, dhe Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve.”

Dijetari, shkrimtari e urtari anglez Martin Lings (1909-2005) është përshkruar nga orientalisti i madh A. J. Arberry si “njeri, sanktiteti i të cilit të kujtonte epoken e artë të mistikëve mesjetarë”. Ai mori titullin e mjeshtrit në letërsi angleze nga Oksfordi, nën shrimtarin e njohur irlandez C. S. Lewis, i cili i quajti poezite e para të Lingsit “frymèzim i kulluar”, , kurse doktoraturën në orientalistikë nga Universiteti i Londrës, me tezën mbi veliun algerian Ahmed el- Alawi, botimi i zgjeruar i të cilës, Një shenjtor sufi i shekullit të njëzetë mbetet studimi përfundimtar reth tij. Lings ishte Mbajtës i Dorëshkrimeve Orientale në Muzeun Britanik dhe Bibliotekën Kombëtare për shumë vite, gjatë të cilave shkroi vepra kritike si Bindje të lashta e bestytni moderne dhe Vakti i parafundit: kriza shpirtërore e botës moderne, studimin madhor Sekreti i Shekspirit, përmbledhjen elegante Poezi sufiste: antologji mesjetare, hyrjen depërtuese Çfarë është sufizmi?, dhe vepren më të mirë të tij, Simboli dhe arketipi. Shrimet e tij janë përkthyer në një duzinë gjuhësh, përfshirë shipen, ku dy librave të fundit u bashkohet vepra e këtushme nga i njejti përkthyes, e cilësuar si “rrëfim magjepsës, që kombinon një dijetarí pa cene me një ndjesi të rrallë të sakrales, të denjë për temën”.

CHF 29.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Valera minoxidil

Shampo inovative për rritjen e flokëve Valera, 250ml

CHF 11.90
Zimara komplet
Paris belle kutia

Parfum Zimara Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Najrah komplet
Najrah shishe

Parfum Najrah Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Collagen

Krem zbardhues për lëkurën me kolagjen dhe ekstrakt qumështi orizi

CHF 7.90
Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90