Muzeu i pritjes

Shtëpia Botuese: Naimi

Autor: Shkelzen Halimi

Numri i Faqeve: 102

Shkëlzen Halimi është poet aq i kultivuar sa që nuk ka nevojë për shenja të jashtme apo dëshmi ekstra-letrare për t’u vet-identifikuar apo imponuar si i tillë lexuesit.

Përkundër bejtexhinjve analfabetë të rrjeteve sociale, “poetëve” të tallavave patriotike apo xhamadanit e tirqeve vija-vija, i atyre që bërtasin dhe luftojnë me shpata në shekullin e internetit, po gjeja një poet që shkruante për botën e brendshme (atë prej vërteti) të njeriut (Sepse, ndoshta, mund të jemi kombi me më shumë “poetë luftëtarë” se sa numri i luftëtarëve vetë).

Ndryshe duket poezia e Shkëlzen Halimit, një poezi që lind së brendshmi dhe përcillet te lexuesi po aq butë dhe me delikatesë, saqë krijohet ideja se edhe shenjat e pikësimit në poezinë e vet autori i lë në dëshirë të lexuesit për t’i vendosur jo thjesht për arsye stilistike, por edhe etike, pra, për mirësjellje!

Aq fisnik dhe qytetar duket edhe në poezi sa të bën të thuash me vete: Ky poet ta gëzojë emrin “Shkëlzen”, por vetëm “mal” nuk ka në shpirtin dhe poezinë e tij. Përkundrazi; fjalët-çelësa të poezive të tij, renditur sipas dendurisë së përdorimit, janë: hesht/heshtja; vetmi; kujtim/kujtesa; ëndërr/ëndërroj; dhimbje; malli/përmallimi; plagë; larg/largësi; ik/ikje; hije; muzg/muzgu.

Vëllimi poetik “Muzeu i pritjes” është një nga veprat më të mira poetike të autorit,e cila të krijon një ndjesi të butë qysh në poezinë e parë.
Është një vëllim i shkruar me një stil të veçantë,ndërkaq vargjet të çojnë në disa dimensione të çuditshme,
por që janë dimensione shpirtërore, në të cilat ka dhimbje, vetmi, por edhe dashuri.Ndërthurja e motive të ndryshme që për bosht
kanë vetëm një subjekt dedikues,janë vetëm disa nga nuancat që e bëjnë këtë poezi edhe më shpirtërore.

CHF 6.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50