Nga jeta e tabi’inëve

Titulli: Nga jeta e tabi’inëve
Autor: Tarik Suvejdan
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Agim Abazi
Korrektor: Ammar Jusufi
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup

Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.

Brezi i tabi’inëve janë model dhe shembull i rrallë. Vetë Profeti s.a.v.s., i kishte vlerësuar që gjatë jetës së tij me fjalët: “Brezat më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë”. Kështu, kuptojmë që brezi më i mirë është brezi i sahabëve, bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s., dhe pas tyre janë brezi i tabi’inëve. Ashtu siç kishte mes sahabëve të dalluar në fusha të ndryshme, kishte dhe nga tabi’inët të dalluar në fusha të ndryshme, si dijet, xhihadi etj…

Nëse për sahabët njerëzit do të thoshin se ata kanë jetuar dhe e kanë dëgjuar Profetin s.a.v.s., dhe kjo ishte ajo që i bëri të dallohen dhe të kenë sukses, diçka të tillë nuk mund ta thonë për tabi’inët. Me këtë, ata u kthyen në model dhe shembull për brezat që nuk jetuan me Profetin s.a.v.s.

Meqenëse tabi’inët nuk jetuan me Profetin s.a.v.s. dhe nuk i dëgjuan hadithet direkt prej tij, ata janë njerëzit më të afërt dhe më të përshtatshëm për t’u ndjekur dhe për t’u marrë si model nga ne. Ata i përjetuan historitë dhe thëniet e Profetit s.a.v.s., nëpërmjet shokëve të tij, sahabëve. Historitë dhe ndodhitë e brezit të tabi’inëve janë të shumta dhe janë të mbushura me vlera dhe veçori, të cilat duhet të bëhen të ditura për muslimanët e sotëm. Në to rrëfehet mënyra si u rritën dhe u edukuan, duke u bërë shembull për mbarë muslimanët që ndjekin rrugën e tyre. Ky libër rrëfen jetën dhe veprën e disave prej tyre.

CHF 9.60

30 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00