Qytetet e Shqipërisë

Titulli: Qytetet e Shqipërisë
Kategoria: Histori
Autori: Sami Frashëri
Botues: Reklama
Numri i faqeve. 232

Personaliteti intelektual i Sami Frashërit ka një karakter shumëpërmasor dhe shfaqet në një moment thelbësor të ngjizjes morale dhe afirmimit politik si të kombit shqiptar ashtu dhe të atij turk . Kombe të cilët ishin në procesin e shndërrimit nga faktorë natyrorë , etnikë dhe historikë , në faktorë politiko – kom bëtarë . Dhe ky proces domosdoshmërisht kërkon , krahas dhe përtej faktorëve natyrorë e historikë që e dallojnë atë kundrejt të tjerëve , një lëvizje iluministe politiko – kulturore që shërben , ashtu si fryma për trupin fizik të një gjallori , për t’i dhënë vetë dijen dhe kuptimin identitar trupës shoqërore , si dhe për të shënuar kthesën historike në jetën kombëtare . Lëvizje të tilla promotore i kanë dhënë fizionominë spika tëse shumë kombeve europianë , dhe është fryma iluministe ajo që i dha identitetin politik kombëtar francezëve , ashtu si Risorxhi mento italianëve . E në këtë rrafsh , është lëvizja intelektuale e Shinasiut , Namik Qemalit , Sami Frashërit etj . , ajo që ngjizi vetëdijen e një kombi turk ; apo lëvizja rilindase e shekullit 19 ajo që faktorëve natyrorë dhe historikë të etnisë shqiptare , i dha vetëdijen identitare dhe njësimin politik deri në konkretizimin për të pasur një shtet më vete . E në këtë lëvizje të madhe intelektuale dhe politike , e cila nis rreth gjysmës së parë të shekullit 19 me De Radën e Dorsën , e në vijim me Lorekion e Skironë në bashkësinë shqiptare të Italisë ; e në vijim me Pashko Vasën , Kristo Luarasin , etj.

Kjo vepër enciklopedike në gjashtë vëllime , të cilën e shkroi mes viteve 1889-1898 . Ai vetë në parathënie përcakton se historia dhe gjeografia janë dy shkenca të pandashme , që nuk mund të funksionojnë pa njëra – tjetrën : ” Gjeografia dhe historia janë binjake … Gjeografia është e nevojshme për historinë e ana sjelltas , madje është një degë ku të dyja bashkohen , dhe kjo është gjeografia historike ” . E në këtë enciklopedi ” gjeografie historike ” të përbotshme , Samiu përfshin padyshim dhe gjerësisht edhe zërat që i përka sin kombit të tij të origjinës , atij shqiptar . Këta zëra shtrihen si në aspektin historik ashtu dhe gjeografik , në atë biografik të personaliteteve si dhe në origjinat e shqiptarëve . Por në këtë përmbledhje tonën , përzgjedhjen e zërave ” shqiptarë ” e kemi specifikuar në qytetet që pasqyrohen në të , të kategorizuar sipas niveleve administrative të kohës , si kryeqendra vilajetesh , qendra sanxhakësh dhe qendra kazash dhe nahijesh , duke i paraprirë me zërin kryesor ” Arnautllëk ” . Për ta konkretizuar më tej , lënda e përzgjedhur është pajisur prej nesh edhe me elementë hartografikë dhe foto grafikë të kohës për t’i ndihmuar më tej dijenisë së lexuesit për zhvillimin urban shqiptar në periudhën kur shkruan enciklope disti Sami Frashëri , enciklopedia e përbotshme të cilit ” Kamus ul’alam ” përmban brenda vetes edhe enciklopedinë historike dhe gjeografike shqiptare.

CHF 19.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Manuka honey

Mjalte Manuka, MGO 826+,UMF 20+, 250 g

CHF 89.90
Eastern waves kutia

Parfum Eastern Waves, 100ml

CHF 29.90
Goodgirl

Parfum Gold Girl, 100ml

CHF 29.90
Nasmat

Parfum Nasmat, 100ml

CHF 29.90
Mouage kuti

Parfum Mouage, 100ml

CHF 29.90
Kashkhat

Parfum Kashkhat Allayl, 100ml

CHF 29.90
Shahama

Parfum Shahama, 100ml

CHF 29.90
Hibiskus

Hibiskus, 100gr

CHF 7.90
Sherbela

Sherbela, 50gr

CHF 7.90
Herbs

Përzierje e bimëve medicinale Hemani – Mixture of Herbs, 50gr

CHF 7.90
Amber leather

Parfum Amber Leather, 100ml

CHF 29.90
Valera minoxidil
Nuk ka stok

Shampo inovative për rritjen e flokëve Valera, 250ml

CHF 11.90
Zimara komplet
Paris belle kutia

Parfum Zimara Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Najrah komplet
Najrah shishe

Parfum Najrah Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Collagen

Krem zbardhues për lëkurën me kolagjen dhe ekstrakt qumështi orizi

CHF 7.90