Rruga në të cilën rrallë shkohet

Titulli: Rruga në të cilën rrallë shkohet
Titulli i origjinalit: The Road Less Travelled
Autor: Scott Peck
Përktheu: Latif Ajrullai
Redaktore: Rita Petro
Grafika: Eva Kukaleshi
Kopertina: Elsi Kongo
Fotot e përdorura janë vepra të skulptorit George Segal
Fletët: 312
Shtëpia Botuese: ALBAS

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck “Rruga në të cilën rrallë shkohet” është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq.

Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të mëdha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke i shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton.

Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore.

Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve.

Më tepër se gjithçka dhe mua më shtyu Dashuria që të marr për herë të parë rrugën e përkthyesit dhe të nxjerr në gjuhën shqipe këtë vepër të njohur në shumë vende të botës.

CHF 19.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Manuka honey

Mjalte Manuka, MGO 826+,UMF 20+, 250 g

CHF 89.90
Eastern waves kutia

Parfum Eastern Waves, 100ml

CHF 29.90
Goodgirl

Parfum Gold Girl, 100ml

CHF 29.90
Nasmat

Parfum Nasmat, 100ml

CHF 29.90
Mouage kuti

Parfum Mouage, 100ml

CHF 29.90
Kashkhat

Parfum Kashkhat Allayl, 100ml

CHF 29.90
Shahama

Parfum Shahama, 100ml

CHF 29.90
Hibiskus

Hibiskus, 100gr

CHF 7.90
Sherbela

Sherbela, 50gr

CHF 7.90
Herbs

Përzierje e bimëve medicinale Hemani – Mixture of Herbs, 50gr

CHF 7.90
Amber leather

Parfum Amber Leather, 100ml

CHF 29.90
Valera minoxidil
Nuk ka stok

Shampo inovative për rritjen e flokëve Valera, 250ml

CHF 11.90
Zimara komplet
Paris belle kutia

Parfum Zimara Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Najrah komplet
Najrah shishe

Parfum Najrah Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Collagen

Krem zbardhues për lëkurën me kolagjen dhe ekstrakt qumështi orizi

CHF 7.90