Seti: Edukimi pa ndëshkim 1 dhe 2

Librat Edukimi pa ndëshkim 1 dhe 2
Autor: Adem Gynesh
Përkthyen: Fatmir Sulaj dhe Naile Sulaj
Botoi: Sira
Shtypi: Focus Print – Shkup
Formati: 15x22cm
Faqe: 296/232
ISBN: 9789951564557

Dy libra që do të ndryshojnë këndvështrimin e prindërve dhe mësuesve që kujdesen për zhvillimin e personalitetit të fëmijës…

Nëse fëmija nuk dëgjon fjalë dhe sillet keq me vëllain/motrën e tij…
Nëse nuk i bën detyrat, nëse vijnë vazhdimisht ankesa nga shkolla… Nëse nuk i kryen përgjegjësitë brenda familjes, nëse nuk respekton të rriturit…
A duhet të themi: “Këto veprime duhet të ndëshkohen.” – dhe ta ndëshkojmë atë?
A mund të korrigjohet sjellja e fëmijës duke u zemëruar me të, duke e qortuar apo ndëshkuar?
Apo ndëshkimi është një shfaqje e pafuqisë së të rriturve?
Shumë të rritur besojnë se nuk mund të ketë edukim të fëmijëve pa ndëshkim…
Ata mendojnë se ndëshkimi dhe shpërblimi janë metoda të mira edukimi në mënyrë që fëmija të mësojë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
“Nëse ndëshkimi do të ishte një gjë e keqe, ne që u ndëshkuam si fëmijë do të ishim gjithashtu njerëz të këqij,” thonë ata.
Po, ndëshkimi nuk është një mjet edukimi, është një sjellje poshtëruese…
Fëmija e zhvillon personalitetin e tij jo duke u poshtëruar, por duke u vlerësuar…

Në librin “Edukimi pa ndëshkim 1” shpjegohet me detaje sesi konflikti me fëmijën ndikon në zhvillimin e personalitetit të tij, e bën atë reaktiv dhe i prish kontrollin e zemërimit. Megjithëse ndëshkimi funksionon në afat të shkurtër, ai e bën fëmijën të ndihet i pavlerë në planin afatgjatë.

Në librin “Edukimi pa ndëshkim 2” parashtrohet të mësuarit me përvetësim dhe edukimi i sjelljes te fëmijët.
CHF 39.90

7 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90