Të bërit salavat dhe selam për pejgamberin s.a.v.s.

Titulli: Të bërit salavat dhe selam për pejgamberin s.a.v.s.
Titulli i orgjinalit: Donošenje salavata i selama na poslanika s.a.v.s.
Përktheu nga gjuha boshnjake: Dr.asoc. Selim Sylejmani
Boton: XHAMIJA “ATIK” GJILAN
Për botuesin: Mulla Jonuz Leka, imam, hatib, mulaim
Redaktor profesional:Dr. Lulzim Esati prof. i tefsirit
Redaktura gjuhësore: Islam Osmani
Dizajni grafik & ballina: MSc. Lejla Ibrahimi
Shtypi: Dritapress Prishtinë

Kurani dhe sunneti i besueshëm e rregullojnë jetën, si të indi vidit, ashtu edhe të shoqërisë. Respektimi parimor i këtyre dy burimeve garanton lumturi edhe në këtë edhe në botën tjetër, ndërsa largimi prej tyre fatkeqësi, edhe në këtë edhe në botën tjetër.

Çdo gjë me çka njeriu i afrohet Allahut,xhel-le shanuhu, duhet të jetë në kufijtë e asaj që është përcaktuar. Ky është themeli kryesor në fenë Islame, rregull të cilën me fjalët:“Kush bën diç që në fenë tonë nuk është e për caktuar, nuk do t’i pranohet”, e ka vendosur Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, kjo për arsye se ibadeti nuk është dënim i vetvetes, as është çdo vetëflijim ibadet.

Këtë libër si një lloj përmbledhje të këshillave për vete dhe vëllezërit e mi, e kam përpiluar nga literatura edukative të cilën e kam pasur në disponim. Gjatë kësaj jam kufizuar në citimin e transmetimeve të sigurta në mënyrë që vëllezërit e mi, të cilët dëshirojnë ta shërojnë shpirtin dhe pastrojnë zemrën, t’i kursej nga leximi i veprave voluminoze të cilat. Ky libër, pa dyshim, mund të shërbejë si një doracak i dobishëm, për vëllezërit të cilët janë përkushtuar thirrjes në islam di t’ua kursejë kohën rreth përgatitjes së temave të tilla, meqë çdo temë e sai është e përshtatshme.

I lutemi Allahut që këtë vepër ta pranojë mirë, (ta shënojë në sevap), që veprat tonë më të mira të jenë pas për fundimit të tyre, dita më e mirë, dita e takimit me Të dhe t’na shpërblejë me shikimin e fytyrës së Tij fisnike. Ai është i plotfuqishëm çka të dëshirojë dhe ta plotësojë çdo dua. Ai na është i mjaftueshëm dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!

Libri, falë Allahut dhe mëshirës së Tij, do të jetë interesant për lexues, shok i cili nuk mërzitet, mik i cili nuk është i tepërt, nxitës i zemrës deri në afatin e caktuar, udhërrëfyes i shpirtit në afrim Sundimtarit, përmbledhje këshillash të mrekullueshme dhe rruzash xhevahiri në gjerdanin e çmueshëm, të cilat hulumtuesi i zellshëm, mbase, nuk do të mund t’i gjejë në li brat e tij. Ç’kam dashur të arrij me këtë dhe ç’kam dashur me sajimin e këtij libri, më së miri e di Allahu i cili është dëshmitar ç’ka në gjuhën dhe zemrën e çdo robi të Tij. Vetëm Ai e di çfarë qëllimi ka secili dhe çfarë shpërblimi i ka merituar.

E lusim Allahun, xhel-le shanuhu, që ky libër të jetë i dobishëm për të gjithë lexuesit, që me sjellje të mirë, ahlakun e Pejgamberit të Allahut, salallahu ale jhi ve selem, t’i afrohen Allahut, xhel-le shanuhu, dhe t’i tregojnë përulje. Qoftë bekimi dhe shpëtimi i Allahut, xhel-le shanuhu, mbi të dhe familjen e tij, sa habët dhe tabiinët dhe të gjithë ata që e pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e gjykimit.

CHF 5.90

24 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Caji Senna Meki jpeg

Çaji Senna Meki – Kundër konstipacionit ( Kapsllëkut )

CHF 7.90
Mjalte me dhjam guse

Mjaltë me dhjam Guse

CHF 29.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF 9.90
KREM PER EKZEMEN ME FORMULE 100 NATYRALE

KREM PËR EKZEMËN ME FORMULË 100% NATYRALE

CHF 9.90
VAJ I FARES SE ZEZE CILESIA PREMIUM BLACK SEED PREMIUM QUALITY e1583656714465

VAJ I FARËS SË ZEZË CILËSIA PREMIUM – BLACK SEED PREMIUM QUALITY

CHF 14.90
Parfum Blanc 6 ml

Parfum Blanc 6 ml

CHF 8.00
Hair oil

Constanta Vaj për flokë, 100 ml

CHF 12.90
Diamond

Parfum Diamond, 50ml

CHF 19.90
Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90