Vdekje dhe Dëbim, Spastrimi etnik i myslimanëve Osmanë 1821-1922

Titulli: Vdekje dhe Dëbim, Spastrimi etnik i myslimanëve Osmanë 1821-1922
Titulli i origjinalit: DEATH AND EXILE, The Ethnic Cleansing of Ottoman Muslims 1821-1922
Autori: Justin McCarthy
Shqipëroi nga anglishtja: Arjol Guni
Redaktoi: Petrit Bezhani
Faqosja: Halil Berisha
BORDI BOTUES-ALSAR: Mehdi Gurra-Teolog, Sajmir Rusheku-Teolog, Prof.Dr.Zyhdi Dervishi-Sociolog, Prof.Dr.Luan Malltezi-Historian, Dr.Abaz Hado-Artist, Shaban Murati-Diplomat, Sherif Delvina-Historian
Botues: Alsar

Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumtimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane. Teksa përllogarisja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse tre milionë myslimanë anadollas kishin vdekur në luftërat gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve? Shumë shpejt zbulova se nuk kishin qenë vetëm myslimanët e Anadollit ata që kishin pësuar një vdekshmëri të lartë. Njëlloj si ata të Anadollit, edhe myslimanët e Europës Juglindore ishin masakruar. Ky hulumtim pati si rezultat librin Vdekje dhe dëbim.

Vrasja dhe migrimi me dhunë i myslimanëve të Europës Osmane filloi në Greqinë Jugore dhe në Serbi në fillim të shekullit të nëntëmbë dhjetë. Shqiptarët, deri diku, ngelën të paprekur nga këto veprime, pasi ata gjendeshin larg trazirave kryesore. Mirëpo, teksa forcat malazeze, serbe dhe ato greke përparuan në vitin 1878, Shqipëria e Veriut hyri në zonën e katastrofës. Më e keqja do të ndodhte gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-78. Shqiptarët ranë pre e sulmeve nga ana e rebelëve ane skaj Maqedonisë Perëndimore në fillim të viteve 1900. Luftërat Ballka nike të viteve 1912-13 u sollën shqiptarëve një prej katastrofave më të rënda të dëshmuara ndonjëherë nga popujt në Europë, një katastrofë që ata e vuajtën bashkë me myslimanët e tjerë të Europës Osmane.

Për sa i përket Shqipërisë, libri Vdekje dhe dëbim nuk e përshkruan plotësisht humbjen e njerëzve. Askush nuk i ka mbajtur shënim vdekjet e shqiptarëve teksa ato ndodhnin. Në vise të tjera, ekzistonin të gjitha mundësitë që të numëroheshin ata që kishin jetuar në zonat e pushtuara përpara luftërave, dhe kjo shifër të krahasohej më pas me numrin e atyre që kishin mbijetuar. Mirëpo, në rastin e shqiptarëve, kjo ishte e pamundur.

Mbretëria serbe dhe ajo greke nuk i regjistruan siç duhet shqiptarët, dhe, në Shqipërinë e pllakosur nga lufta, ishte e pamundur që të bëhej një census i të mbijetuarve. Pavarësisht nga të gjitha këto, dëshmitë nuk mungojnë. Konsujt britanikë dhe të vendeve të tjera, shpesh kanë raportuar me saktësi atë që iu është bërë shqiptarëve, ndonëse politikanët nuk lejuan që publiku i vendeve të tyre të shikonte raportet e konsujve. Për shembull, diplomatët mbajtën shënim se menjëherë mbasi Mali i Zi mori trojet shqiptare të veriut, në vitin 1878, të gjithë shqiptarët e territoreve të pushtuara ose u vrarë, ose u dëbuan me dhunë. Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.

Vdekje dhe dëbim katalogizon vuajtjet e myslimanëve, por nuk duhet menduar se të krishterët nuk vuajtën. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në Shqipëri. Pushtuesit nga Mali i Zi dhe Serbia rrënuan si fshatrat e shqiptarëve myslimanë ashtu dhe ato të të krishterëve pa dallim. Greqia zaptoi trojet e shqiptarëve, pa marrë parasysh fenë e banorëve të tyre. Në një kohë që dhimbja ishte e gjithmbarshme, është e pamundur që të thuhet se kush vuajti më tepër, dhe as nuk ka dobi që të spekulohet lidhur me këtë çështje. Të gjithë shqiptarët u bënë viktima të katastrofës së kombit të tyre.

Europianët e cilësuan nënshtrimin e Europës Osmane si një e drejtë e shumicave të krishtera për vetëqeverisje. Por kjo nuk është aspak e vërtetë: Në vitin 1912, myslimanët ishin grupi më i madh në Europën Osmane – shqiptarët në Perëndim, turqit në Lindje. Në tërësi, myslimanët ishin shumicë, ndonëse në masë të vogël. Ajo që ndodhi në të vërtetë, ishte mohimi i të drejtave të shumicës. Pjesa më e madhe e europianëve nuk dinin asgjë rreth shkatërrimit të popujve myslimanë, pasi politikanët apo gazetat e tyre nuk iu rrëfyen asnjëherë atyre ngjarjet ashtu siç ato ndodhën. Ata që e njihnin mirë këtë shkatërrim, nuk u shqetësuan aspak. Ç’është më e tmerrshmja, edhe sot e kësaj dite, librat e historisë ende e shpërfillin fatkeqësinë që pllakosi myslimanët.

Vdekje dhe dëbim i vendos humbjet e jetëve të shqiptarëve në tablonë e gjerë të spastrimit etnik të të gjithë myslimanëve osmanë. Por, shqiptarët e njohin historinë e tyre kombëtare më mirë se sa një profesor i huaj. Familjet duhet t’i dine historitë e stërgjyshërve të tyre. Unë kam shpresa se ata do t’iua përçojnë këto rrëfime edhe të tjerëve, sidomos europianëve dhe amerikanëve, të cilët e njohin shumë pak historinë e vërtetë të shqiptarëve.

CHF 26.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50