POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF6.50

499 stok

Sado që ka jehonë të quditshme dhe per të mos e pranuar mendja, është fakt i pamohueshëm se ka njerëz, ti cilët duke i shkelur ligjet dhe rregullat e moralit, vetveten e hudhin në rrezik, e hudhin ne të këqija dhe ngjarje të pahijshme, të cilat, si të tilla, mposhtin vlerat më te çmueshme: jetën, nderin, shëndetin. Njerëzit e tillë, mbase pavetëdije, janë dashakëqinjtë më të mëdhenj të vetvetes dhe familjes, të fëmijëve dhe të afëtmëve të tyre. Që te ketë njeriu kundërshtarë dhe dashakëqinj gë s’ja donë të mirën ne mjedisin ku jeton, kjo, të thuash, është gjë e rëndomtë dhe dukuri e zakonshme, ndonëse është ne kundërshtim të plotë me parimet dhe normat e moralit islam. Por të jetë dashakeq i vetvetes dhe i fëmijëve të vet, kjo është gati e papranueshme dhe e papajtueshme për logjjkën e shëndoshë të njeriut.

Titulli: Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Dr. sci. Selim Sylejmani
Për botuesin: Lulzim Lecaj
Redaktor: Avni Aliu, Teolog
Distributor: Milazim Lecaj
Marketingu: Selami Hyseni
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Sado që ka jehonë të quditshme dhe per të mos e pranuar mendja, është fakt i pamohueshëm se ka njerëz, ti cilët duke i shkelur ligjet dhe rregullat e moralit, vetveten e hudhin në rrezik, e hudhin ne të këqija dhe ngjarje të pahijshme, të cilat, si të tilla, mposhtin vlerat më te çmueshme: jetën, nderin, shëndetin. Njerëzit e tillë, mbase pavetëdije, janë dashakëqinjtë më të mëdhenj të vetvetes dhe familjes, të fëmijëve dhe të afëtmëve të tyre. Që te ketë njeriu kundërshtarë dhe dashakëqinj gë s’ja donë të mirën ne mjedisin ku jeton, kjo, të thuash, është gjë e rëndomtë dhe dukuri e zakonshme, ndonëse është ne kundërshtim të plotë me parimet dhe normat e moralit islam. Por të jetë dashakeq i vetvetes dhe i fëmijëve të vet, kjo është gati e papranueshme dhe e papajtueshme për logjjkën e shëndoshë të njeriut.

Ndërkaq, kur dëgjojmë lajmet, të cilat, mjerisht, në kohën tonë janë mjaft të shpeshta, se si dikush ka rrezikuar nderin ose jetën e dikujt, ne hidhërohemi, zemërohemi dhe na vjen keq si është e mundur të ndodh kjo që po ndodh ne shoqërinë tone njerëzore. Kur dëgjojmë se dikush e ka dëmtuar ose e ka mbytur të afërmin e vet, ne tmerrohemi edhe më shumë dhe, është gjë e natyrshme që të tmerrohemi. Ja, për shembull, dëgjohet lajmi se gruaja e ka mbytur fqinjin e vet, se fëmijët e kanë mbytur babain e tyre, se bashkëshorti mbyti bashkëshorten, kurse një baba e ka mbytur të birin, ose djali e mbyti babai etj. Të gjithë njerëzit e mençur dhe të ndershëm për shkak të këtyre ngjarjeve skandaloze trishtohen.

Andaj autori duke iu mbështetur ndihmës së Allahut xh.sh. dhe duke pasur për bazë Kuranin dhe Hadithin na ka prezentuar këto këshilla dhe propozime që si ti kushtojmë kujdes vetës dhe familjes sonë dhe që në mesin e rinisë sonë ti flakim këto dukuri negative, dhe të kemi një masë mbrojtëse kundër devijimit moral e shpirtëror të rinisë sonë.

Përmbajtja e librit:

Gjendja e sotme e rinisë sonë, Gjendja e sotme e vajzave tona, Rinia epidemia e drogës dhe pijeve dehëse, Porosi për rininë muslimane në ekzil, Rinia muslimane në Amerikë, Obligimet e muslimanit përendimor, Ruajtja e identitetit musliman …

Kategoritë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë