Hyrje në të drejtën penale Islame

CHF15.90

9 in stock

Vepra “Hyrje në të drejtën penale islame” nga autor prof. Jusuf Zimeri, është një vepër mëse e nevojshme për lexuesin tonë, ngase ky lloj i literaturës i mungon me të madhe opinionit tonë në gjuhën e tyre amtare, andaj mendoj se kjo vepër është edhe domosdoshmëri e kohës aktuale.

Titulli: Hyrje në të drejtën penale Islame
Autorë: Jusuf Zimeri
Recensentë: Mr. Taxhedin Bislimi, Sumeja Shabani – Juriste
Lektor: Selajdin Shabani
Redaktor: Zulhixhe Zimeri
Botues: Bashkësia Islame në Chavannes-pres-Renens, Lozanë

Vepra “Hyrje në të drejtën penale islame” nga autor prof. Jusuf Zimeri, është një vepër mëse e nevojshme për lexuesin tonë, ngase ky lloj i literaturës i mungon me të madhe opinionit tonë në gjuhën e tyre amtare, andaj mendoj se kjo vepër është edhe domosdoshmëri e kohës aktuale.

E drejta Islame është sistem i cili përfshin marrëdhëniet e individit me Krijuesin e tij, marrëdhëniet e individit me individin dhe me shoqërinë dhe marrëdhëniet e një shoqërie me shoqërinë tjetër. Ky legjislacion ka për qëllim sigurimin e paqes dhe harmonisë mes njerëzve, arritjen e interesit të përgjithshëm shoqërorë në jetën e kësaj bote si dhe fitimin e botës tjetër, dhe si i tillë përfshinë të drejtën personale, familjare, ekonomike, qytetare, civile, të drejtën penale etj.

Krimet janë dukuri shoqërore që e përcjellin shoqërinë njerëzore që nga fillimi i tendencave dhe mosmarrëveshjeve mes veti. Rrethanat dhe interesat e jetës shpeshherë e nxjerrin njeriun nga kontrolli duke mos nderuar rregullat dhe kriteret të cilat janë në interes të përgjithshëm të shoqërisë njerëzore siç janë interesat individuale, komerciale, politike, shoqërore, epshore etj.

Kategoritë

Hyrje në të drejtën penale Islame

CHF15.90

Add to cart