POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 20.-CHF

Katër Halifët e drejtë

CHF17.00

15 stok

Ndodhitë madhështore nuk janë pos për burra të mëdhenj. Madhështia e njeriut qëndron në atributet e tij të ndershme, moralin fisnik, vendosmërinë e sinqertë, vizionin, çiltërsinë e shpirtit, këmbëngulësinë në vepra dhe ashpërsinë përballë ndodhive me përmasa të mëdha, trishtimeve tmerruese dhe stuhive shkatërruese.

Category:

Titulli: Katër Halifët e drejtë
Titulli i origjinalit: El-hulefaur-rashidun
Autor: Hasan Ejub
Përkthyes: Flori Kola, Alban Kodra
Recensoi: Rufat Sherifi, Nehat Ismaili
Lektor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Korrektorë: Sabedin Bushi, Sabedin Sinani, Agim Abazi
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Furkan Ism
Faqe: 339

Ndodhitë madhështore nuk janë pos për burra të mëdhenj. Madhështia e njeriut qëndron në atributet e tij të ndershme, moralin fisnik, vendosmërinë e sinqertë, vizionin, çiltërsinë e shpirtit, këmbëngulësinë në vepra dhe ashpërsinë përballë ndodhive me përmasa të mëdha, trishtimeve tmerruese dhe stuhive shkatërruese.

Gjatë gjithë historisë njerëzore do të takosh burra e gra që në errësirë ishin kandila që shkëlqenin, gjatë netëve më të errëta ishin yje ndriçues me të cilën udhëzohen të hamendurit, udhërrëfehen të humburit. Përmes duarve të tyre udhëhiqen popujt, hapërojnë rrugës së krenarisë me hapa të sigurt.

Para botës qëndrojnë kokëlartë, me ç’rast të tjerëve u dërgojnë rreze drite dhe inspirojnë njerëzimin, gjë që ua ndriçon mendjet dhe kuron të sëmurët. Kjo rrugë është ndjekur nga Pejgamberë, dijetarë, njerëz të urtë e dëshmorë, pa sakrificat e të cilëve do të ishim të pashpresë dhe nuk do kishim mundësi të orientoheshim në rrugën e lumturisë as sot e as më vonë.

Këta njerëz kaq të lavdishëm u gjenden pranë nevojtarëve në vështirësitë me të cilat përballen dhe gjithmonë zgjasin duart e tyre per t’i shpëtuar ata që janë mbytur nga ndërlikimet e tepërta.

Kategoritë

Katër Halifët e drejtë

CHF17.00

Add to Cart