Mesazhe Haxhi, mesazhe dhe urtësi të farzit të pestë islam
CHF7.90
Haxhi me tërë ritualet që e përbëjnë atë, përmban simbolika, urtësi dhe mesazhe të rëndësishme për jetën e besimtarit, do të paraqiten në këtë libër në vijim.
Titulli: Mesazhe Haxhi, mesazhe dhe urtësi të farzit të pestë islam
Autor: Dr. Bashkim Ali
Redaktor: Hasan Baftijari
Lektor: Agim Abazi
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh. Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Haxhi paraqet manifestimin më të madh dhe më masovik vjetor të muslimanëve, manifestim ky që e tërheq vëmendjen e mbarë islame, meshkuj dh efemra, të të gjitha shtresave dhe individëve të botës islame. Mendimet , idetë dhe ndjenjat e tyre drejtohen në këtë vend.
Ata që kanë mundësi për vizitën e tyre, mezi presin të shkelin në këtë tokën e shenjtë. Përderisa ata që s’kanë mundësi materiale apo kanë arsye tjera që i pengojnë nga udhëtimi, mbeten në dhe ndjenja të lidhura për vendet e shenjta dhe me shpresë të fortë se një ditë edhe ata do të kenë një fat të tillë.
Haxhi me tërë ritualet që e përbëjnë atë, përmban simbolika, urtësi dhe mesazhe të rëndësishme për jetën e besimtarit, do të paraqiten në këtë libër në vijim.