Ndërgjegjja – dramë në pesë akte
CHF14.90
Drama NDËRGJEGJJA e Sami Frashërit është shkruar osmanisht (në turqishten e vjetër) dhe ashtu ka mbetur në dorëshkrim, pa u botuar deri tani, madje as në gjuhën turke. Drama ka si temë bosht ngjarjet e hidhura në Granadën e Andaluzisë së Spanjës, kur kjo province u pushtua nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabelë, në vitin 1492, pas me se shtatë shekujsh sundimi nga arabët.
Libri: Ndërgjegjja – dramë në pesë akte
Autor:Sami Frashëri
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor: gjuhësor: Lindita Xhanari – Latifi
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus Print – Shkup
Formati: 14x22cm
Faqe: 200
ISBN: 9789989585210
Drama NDËRGJEGJJA e Sami Frashërit është shkruar osmanisht (në turqishten e vjetër) dhe ashtu ka mbetur në dorëshkrim, pa u botuar deri tani, madje as në gjuhën turke. Drama ka si temë bosht ngjarjet e hidhura në Granadën e Andaluzisë së Spanjës, kur kjo province u pushtua nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabelë, në vitin 1492, pas me se shtatë shekujsh sundimi nga arabët.
Ky pushtim, apo ripushtim mizor i Andaluzisë, në historinë botërore njihet si më i përgjakshmi, më enjerëzori dhe më i pandërgjegjshmi, i planifikuar, i udhëhequr dhe i realizuar nga kisha katolike e Romës përmes Kardinalëve të Papës. Pikërisht për këto ngjarje të trishtuara, Samiu edhe me këtë vepër teatrale (njëlloj si në dramën Sejdi Jahja) dëshiron të sprovojë edhe njëherë ndërgjegjën njerëzore, prej nga rrjedh edhe titulli i dramës, duke ngritur lart brengën e tij dhe të iluministëve të tjerë europianë, përmes zërit të personazheve të përfytyruara.