Nga varferia në pasuri – ose arritja e mirëqenies dhe paqes

CHF19.90

3 stok

“Nga Varfëria ne Pasuri” ka meritën e veçantë të jetë libri i parë i shkruar nga mendja gjeniale dhe truri largpamës, i filozofit themelues të letërsisë së vetëndihmesës, James Allen.

Ky libër do të botohej në vitin 1901, dhe përmes faqeve të tij, autori orvatet të përballet me terrin dhe zjarret e vuajtjeve njerëzore anembanë botës, duke kërkuar pikësëpari shkakun, të cilin, pasi nuk ka arritur dot ta gjejë nëpër libra, rrjedhimisht ka për ta gjetur brenda qenies së tij, në shpirtin e vet, ku ndryhen njëherësh shkaku dhe natyra e vetvetishme e këtij shkaku dhe kësaj zymtësie jetësore.

Libri: Nga varferia në pasuri – ose arritja e mirëqenies dhe paqes
Autor: James Allen
Botoi: Bujar Verbovci
Perktheu: Elvi Sidheri
Redaktore: Saranda Krasniqi
Lektor: Besnik Jaha
Formati: 14x22cm
Faqe: 200
ISBN: 9789951904162

“Nga Varfëria ne Pasuri” ka meritën e veçantë të jetë libri i parë i shkruar nga mendja gjeniale dhe truri largpamës, i filozofit themelues të letërsisë së vetëndihmesës, James Allen.

Ky libër do të botohej në vitin 1901, dhe përmes faqeve të tij, autori orvatet të përballet me terrin dhe zjarret e vuajtjeve njerëzore anembanë botës, duke kërkuar pikësëpari shkakun, të cilin, pasi nuk ka arritur dot ta gjejë nëpër libra, rrjedhimisht ka për ta gjetur brenda qenies së tij, në shpirtin e vet, ku ndryhen njëherësh shkaku dhe natyra e vetvetishme e këtij shkaku dhe kësaj zymtësie jetësore.

Më tutje autori pati zbuluar Ligjin thelbësor të Dashurisë, por edhe vetë Jetën, dhe mbi të gjitha, të Vërtetën, duke shtjelluar dalëngadale përgjatë vijimësisë së këtij libri, të vërtetën e mendjes së nenshtruar ndaj synimeve tona, dhe zemrës së paqtë dhe të bindur ndaj çdo qëllimi që duam të arrijmë në jetë.

Ky libër përbën pikërisht ëndrrën e James Allen që kushdo, burrë apo grua, të pasur e të varfër, të ditur a të paditur, të gjejnë brenda vetës së tyre burimin e suksesit madhor, të lumturisë, gjithashtu edhe arritjeve jetësore dhe të vërtetës burimore.

 

Kategoritë

Nga varferia në pasuri - ose arritja e mirëqenies dhe paqes

Nga varferia në pasuri - ose arritja e mirëqenies dhe paqes