Portreti i të riut musliman
CHF7.00
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës.
Titulli: Portreti i të riut musliman
Autor: Mr. Bashkim Aliu
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës. Rinia është ajo forcë më vitale e shoqërisë e cila mund t’i artikulojë drejtë dhe t’i vë në jetë me sukses kërkesat e shoqërisë. Keto janë fakte në të cilat nuk ka dyshim dhe janë të qarta në mënyrë të kristaltë, sepse faqet e historisë boterore janë të mbushura plot me shembuj ku demostrohet angazhimi i rinisë në transformimin e shoqërive dhe në prirjet e tyre kah edrejta dhe prosperiteti. Nuk mund të flitet për një revolucion ose kthesë me peshë në histori, për instalim të vlerave të reja dhe cilësore në shoqëri dhe për ndërrimin e kursit të forcave të errëta e të mos jetë e theksuar forca e re, gjegjësisht angazhimi titanik i të rinjve jo të ngarkuar me paragjykime, stereotipe dhe me elcmente të tjera destruktive të cilat e thellojnë edhe më tepër hendekun e shkatërrimit dhe të largimit nga e vërteta dhe nga e dobishmja. Këtu është me rëndësi të përmendcn fjalët e dijetarit të shquar Islam Fet’hi Jeken rreth rinisë. Për rininë ai thotë: “Rinia paraqet pjesën mbështetëse të të gjitha drejtimeve që posedojnë strategji reformuese. Andaj, të gjitha revolucionet dhe grusht shtetet që kanë ndodhur dhe që akoma po ndodhin nëpër anë të ndryshmë të rruzullit tokësor, i janë mbështetur dhe akoma i mbështeten rinisë në realizimin e qëllimeve të tyre”.
Jo vetëm kaq, rinia është e lidhur edhe për një çështje mjaft të rëndësishme – ekzistencen e një populli. Kjo është kështu, sepse një popull nëse dëshiron të jetojë dhe të mos i humbet emri dhe nami, ai patjetër të formojë rini të shëndoshë e cila do ta mbartë historinë, kulturën dhe civilizimin e atij populli nëpër periudha të ndryshme kohore, kështu duke e trashëguar thesarin e vet gjeneratë pas gjenerate, prej të parëve e deri te të mëvonshmit. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe zhdukjen e popujve, gjegjësisht fatkeqesia e; shkatërrimit të tyreduhet t’u mvishet atyre që nuk arritën të lënë pas vete breza të shëndoshë e kreativ që do ta percjellin nëpër shekuj bajrakun e të parëvë të tyre me besnikëri dhe me dinjitet. Në këtë kontekst, është mjaft e dobishme të përmenden fjalët e mendimtarit të shquar Islam nga nënkontinenti indo-pakistanez, Ebu-1-A’la cl-Mevdudi, i cili thotë: “Popujt të cilët kanë pushuar se ekzistuari, nuk do të thotë se patjetër kanë perjetuar shfarosje. Fakti se janë bërë joekzistues, nënkupton se karakteristikat e tyre kombëtare janë zhdukur. Kur flasim për shkatërrimin e babilonasvë ose të egjiptianëve të lashtë te kohës së faraonit, ne kemi parasysh se bartësit e civilizimit babilonas si dhe ata të civilizimit të faraonit, kanë humbur civilizimin dhe veçoritë e tyre dalluese. Ende ka njerëz që i banojnë viset babilonasc, mirëpo shenjat e identitetit të tyre të lashtë kanë humbur. Pasardhësit e egjiptianëve të lashtë ende i banojnë tokat e Egjiptit, por civilizimi i faraonit është i vdekur, për shkak se ata nuk patën sukses që pasardhësve të tyre t’ua bartin trashëgiminë e tyre kulturore në mënyrë të pagjymtuar… Që nga këtu, jeta e një populli varet nga ajo se në ç’mënyre do t’i përgatisë ai pasardhësit e tij për t’i ruajtur karakteristikat e tyre”.
“Periudha e rinisë është ndërmjet dy periudhave, fëmijerisë dhe burrërisë dhe kjo fuqi është forcë aktive produktive dhe e fuqishme në çdo shoqëri. Populli pa rini është popull i vdekur, popull që nuk ka gjak në damarët e tij, pa ardhmëri për të. Rinia është potencial i së tashmes, shpresa e së ardhmes, ajo është e gatshme t’i bartë përgjegjësitë dhe t’i perballojë problemet, sfidat e vështirësive si dhe t’i tejkalojë të gjitha barrierat dhe pengesat. Për këtë, patjetër duhet t’i kushtohet kujdes formimit të rinisë në aspektin moral, human, ideologjik, kulturor, shkencor, social, ideor dhe civilizues, me qëllim që populli të mund të mbështetet në rininë e vet në ndërtimin e ekzistencës së vet njerëzore, në përgatitjen e ardhmërisë që e lakmon si dhe t’i mbështetë të gjitha shpresat e veta në të: në ndërtimin e popullit, në ngritjen e ardhmërisë, në formimin e jetës në baza të shendosha ashtu që t’i mposht të gjithë faktorët e dekadencës dhe mbeturinat e saj. Kjo në terminologjinë shkencore njihet si ndërtim i njeriut, ndërkaq ndërtimi i njeriut duhet të fillojë prej rinise…” .
Përmbajtja e Librit:
I riu në Kur’an, Sunneti për Rininë, Besimi i fortë, Morali Fisnik, Dituria, Praktikimi i Ibadeteve, Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, Besnikëria – e kundërta e tradhëtisë, Udhëheqësia ( Komandimi ), Mos imitimi i të tjerëve, Moslakmia pas pushtetit dhe luksit, Komunikimi, Planifikim, Kooperativ, Familja, Shkolla, Shoqëria – Rrethi