POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Shenja në rrugën e udhëtimit të natës – Israja dhe Miraxhi

CHF8.00

5 stok

Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore. Libri jep detaje të shumta rreth kësaj ndodhie muxhize, e cila iu dha Muhamedit s.a.v.s. që ta forcojë atë dhe besimtarët në rrugën e thirrjes islame, si dhe të jetë një sfidë dhe provokim e sprovë e vërtetë për jobesimtarët dhe të luhatshmit në besim.

Titulli: Shenja në rrugën e udhëtimit të natës – Israja dhe Miraxhi
Autor: Mr. Bashkim Aliu
Lektor: Lavdim Jahiu
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh. B. Furkan ISM – Shkup
Shtypi: Furkan Print – Shkup

Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore. Libri jep detaje të shumta rreth kësaj ndodhie muxhize, e cila iu dha Muhamedit s.a.v.s. që ta forcojë atë dhe besimtarët në rrugën e thirrjes islame, si dhe të jetë një sfidë dhe provokim e sprovë e vërtetë për jobesimtarët dhe të luhatshmit në besim.

Në veçanti, në këtë libër mund të theksohen dy elemente: a)mesazhet nga kjo ndodhi, gjegjësisht nga disa detaje të saj; b)marginat e pasura me të dhëna për shumë çështje që lidhen për këtë ndodhi, e që nuk janë trajtuar shumë në librat të cilat i qasen kësaj ndodhie madhështore.

Në këtë libër, gjinden titujt vijues: Rrethanat historike; A ka ndodhur Israja dhe Miraxhi me trup, apo shpirtërisht?; Mesazhe të udhëtimit Meke-Kudusi Sherif; Ngritja e Muhamedit s.a.v.s. në sferat e larta qiellore; Çka ka parë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në qiell; Reagimi i njerëzve pas kthimit të Muhamedit s.a.v.s. nga udhëtimi i natës; Përshkrimi i Bejtu-l-Makdisit; Shënim interesant.
Në fund jepet pasqyrë e literaturës së shfrytëzuar, nga e cila shihet se autori ka konsultuar literaturë burimore nga fusha e:Tefsirit, Hadithit, Akaidit dhe Historisë Islame. Poashtu, nuk mungojnë as librat e autorëve të kohës më të re.

Kategoritë

Shenja në rrugën e udhëtimit të natës - Israja dhe Miraxhi