Tani ti je Nënë

CHF9.90

9 in stock

Libër praktik dhe bashkëkohor për nënat e reja, këshilla për nënën dhe fëmijën nga linda deri në 4 vjeç. Ky libër është një përmbledhje e rolit të nënës dhe flet për gjërat më të rëndësishme për rritjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Ai do t’u ndihmoj nënave jashtëzakonisht shumë, pasi në të janë përmbledhur mësimet që duhet t’i kenë parasysh kur janë duke i rritur fëmijët e tyre.

Titulli: Tani ti je Nënë
Titulli i origjinalit: Now you are a mother
Autor: Du’aa Ra’uf Shahin
Përktheu: Driton Maxhuni
Redakore fetare: Valbone Bytyqi
Redaktor gjuhësor: Mr. Abdurrahim Maxhuni
Dizajni I kopertinës: Dorlir Kraja
Botues: Sh.B. Fjala e bukur

Libër praktik dhe bashkëkohor për nënat e reja, këshilla për nënën dhe fëmijën nga linda deri në 4 vjeç. Ky libër është një përmbledhje e rolit të nënës dhe flet për gjërat më të rëndësishme për rritjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Ai do t’u ndihmoj nënave jashtëzakonisht shumë, pasi në të janë përmbledhur mësimet që duhet t’i kenë parasysh kur janë duke i rritur fëmijët e tyre.

Shpresohet se pas leximit të këtij libri, lexuesit të vazhdojnë edhe me leximin e librave të tjera që do ta zgjerojnë diturinë e tyre për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Ajo që është shkruar në këtë libër bartë zërat e përvojës së nënave, shkëmbimin e ideve dhe këshillat e prindërve, në të cilat nënat e reja mund të gjejnë udhëzime që duhet t’i pasojnë gjatë rrugës së tyre si nëna.

Ndihma dhe këshillat e mjekëve, infermiereve dhe profesionalistëve gjithashtu u shërbejnë nënave të reja, ndërsa ne i kemi përfshirë ato në këtë libër. Mbi të gjitha, nëna muslimane mundet dhe duhet t’i mbështetet Allahut dhe të kërkoj ndihmën dhe udhëzimin e Tij.

Kategoritë

Tani ti je Nënë