Vendimet dhe Fetvatë e publikuara nga Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime

CHF19.90

26 stok

Synim i këtij këshilli është përpjekja e unifikimit të qëndrimeve përkitazi me çështjet fetare (fetva) në këto vende, normalisht në bazë të mundësive, si dhe eliminimi i kundërthënieve dhe luftës ideore rreth këtyre çështjeve, nëse ekziston një mundësi e këtillë.

Botues: Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion
Për botuesin: Fehim Abazi
Përktheu: Bashkim Aliu
Recensent: Fehim Abazi
Redaktura teknik dhe dizajni: Bashkim Mehani
Shtypi: Iliriprint

Synim i këtij këshilli është përpjekja e unifikimit të qëndrimeve përkitazi me çështjet fetare (fetva) në këto vende, normalisht në bazë të mundësive, si dhe eliminimi i kundërthënieve dhe luftës ideore rreth këtyre çështjeve, nëse ekziston një mundësi e këtillë. E tërë kjo mund të arrihet përmes konsultimit, studimeve të përbashkëta dhe analizave të hollësishme kolektive, të cilat sot janë domosdoshmëri e patjetërsueshme. Po ashtu, synohet që ky këshill të jetë autoritet fetar legjitim për push- tetin vendas në çdo shtet, e kjo e forcon pozitën e komuniteteve islame dhe ua hapë perspektivat. Ky këshill nuk është rival apo alternativë e akademive islame themelore të mëdha në botën islame, si për shembull Akademia e Studimeve në Az’har, Akademia e Fikhut pranë Ligës Islame, Akademia e Fikhut Islam pranë Konferencës Islamike, por ky këshill i plotëson punët e tyre në fu- shën e cila i intereson dhe në të cilën edhe u profesionalizua, gjegjë- sisht problemet e pakicave dhe atyre që jetojnë jashtë botës islame, e nuk ka dyshim se ky këshill i shfrytëzon vendimet që merren dhe studimet që prezentohen në këto akademi të mëdha. Dijetarët islamë, Allahu i mëshiroftë, kanë vërtetuar se fetvaja ndryshon sipas ndikimit të kohës dhe vendit; dukuri më transparente e ndërrimit të vendit është ndryshimi i vendeve islame nga vendet tjera. Kështu, ai i cili jeton në zemrën e shoqërisë islame rreth vetes ka faktorë të cilët i ndihmojnë në sjelljet islame dhe përpikmërinë në Islam, për dallim nga personi që jeton në një shoqëri krejt tjetër.

Kategoritë

Vendimet dhe Fetvatë e publikuara nga Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime