Virtytet e larta morale

Titulli: Virtytet e larta morale
Autor: Shejhul Islam Ibn Tejmijje
Përkthyes: Fahrudin Rexhepi
Recensentë: Jusuf Hajrullahu
Redaktor gjuhësor: Agim Avdiu
Realizimi kompjuterik: Shkëndija e mëshirës
Shtypi: Shtypshkronja & libërlidhja AJ-Graf Matbaa
Botues: Sh. B. Shkëndija e mëshirës

Ky libër është një punë modeste të cilën e kemi përpil duke e mbledhur nga disa libra të dijetarit islam, Ahmed ibn Abdul Halim ibn Tejmijje.Në të kemi përmbledhur shkrimet e imamit mbi etikën gjegjësisht moralin e bukur, vlerën, pozitën dhe ndikimin e tij si dhe domosdoshmërinë e kapjes për të.

Nga studimi i librave të tij, na është bërë e qartë se Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) ka qenë njëri nga prijësit e këshillimit dhe udhëzimit si dhe njëri nga të parët në fushën e etikës, moralit dhe pastrimit shpirtëror. Ai është një dijetar i gjithanshëm, një erudit që ka depërtuar në misteret dhe sëmundjet e shpirtit si dhe në mënjanimin e tyre. Ai është një mjek që i mjekon këto sëmundje duke e dhënë ilaçin adekuat për secilën sëmundje dhe duke e përcaktuar “balsamin” (lloj druri shërues) shërues për sëmundjet e rënda kronike si dhe alarmon për sëmundjet para se ato të ndodhin dhe të kujton në domosdoshmërinë e mbrojtjes para rënies në humnerë dhe shkatërrim.

Me një stil shumë të bukur, Ibn Tejmijje i paraqet këto gjëra duke i argumentuar me argumente të fuqishme, me prova të verifikuara dhe me fakte bindëse. Metoda e tij mbështetet në këto pika:

1 – Argumentimi me shumë ajete të Kuranit, duke komentu ar disa prej tyre apo duke e përmendur shkakun e zbritjes se disave prej tyre, nëse e kërkon nevoja.
2 – Argumentimi me hadithe e pejgamberit që kanë të bejne me temën të cilën e shtjellon, duke dhënë shenjë për to nëse hadithi gjendet në të dy Sahihet apo duke dhënë shenjë për disa prej tyre nëse gjenden nëpër Sunenet apo Musnedet. Ai nuk mjafton me kaq, por i shpjegon fjalët e panjohura të hadithit dhe bën ndërlidhje duke i cekur dobitë e përfituara nga ai.
3 – Argumentimi me fjalët e imamëve prej selefëve, për ta bërë më të qartë idenë e temës që e shtjellon.
4 – Ndërlidhja në idetë e temës, duke u koncentruar në atë se çfarë ka për qëllim ideja, duke i shqyrtuar dhe shpjeguar ato, derisa tema të bëhet e qartë për lexuesin.
5 – Imami (Allahu e mëshiroftë) ka qenë shpatë e mprehtë për bidatxhinjtë (shpikësit e risive në fe) dhe për grupet e dalale tit (devijimit) dhe në këtë libër do të shohim se si i demanton mendimet, ideologjitë dhe besimet e tyre, duke mos lënë asnjë rast pa i sqaruar pretendimet e kota dhe falsifikimet e ideologjisë së tyre dhe pa e thënë mendimin e vërtetë për ta.

Ndërsa për sa i përket librave prej të cilave e kemi kompiluar këtë libër, ato janë:

1 – Mexhmuatul-fetava li Ibni Tejmijje (Përmbledhje fetvash të Ibn Tejmijjes)
2 – El-Istikameh (Drejtimi)
3 – Risaletun fil-Gibeh (Mesazh mbi gibetin – përgojimin)

CHF 29.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50