Legjislacioni Islam

Titulli: Legjislacioni Islam
Autor: Mr. Ejup Haziri
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Biblioteka “Fikh dhe Jurisprudencë Islam”
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Recensentë: Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi
Lektor: Isa Bajçinca
Ballina: Bashkim Mehani
Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Iliri” – Prishtinë
Faqe: 452

Libri “Legjislacioni islam” është katalogu apo orientuesi që secilit ia lehtëson të kuptuarit e Islamit dhe legjislacionit islam, apo edhe krijimin e një lidhjeje të fortë mes sintagmatikes dhe sistematikes. Ky libër shpjegon se Islami nuk është monolit, arkaik, paragjykues, mizor apo klasifikues. Ky libër pasqyron Islamin, respektivisht legjislacionin islam si pikën më të thumbuar të Islamit, në një formë të qartë dhe lehtë të kuptueshme për shoqërinë shqipfolëse.

Autori Ejup Haziri ka bërë një punë për lëvdatë, meqë përveçse ka paraqitur përkufizimet për Islamin dhe legjislacionin islam, ai ka folur edhe për veçoritë kryesore të këtij legjislacioni, sferat që përfshin si dhe kapitujt që ka, duke e krahasuar edhe me legjislacionin evropian/kosovar. Përndryshe, vetë struktura e librit është një pasqyrë shumë e qartë e legjislacionit islam.

Duke qenë se legjislacioni islam përfshin çdo segment të jetës së njeriut, dhe çdo fushë që ndërlidhet me njeriun, familjen, shoqërinë, shtetin, dhe lidhjet tjera njeri-Zot, ky libër na e rikujton edhe më se njeriu patjetër duhet të mendojë për lidhjen vertikale Tokë-qiell, respektivisht njeri-Zot. Prandaj, rikujtojmë edhe këtu se përqendrimi i njeriut vetëm në horizontalen, sintagmatiken, shijimin vetëm të asaj që ka jeta pa menduar më tej për prejardhjen e saj a lidhjen që ka ajo me diçka tjetër, apo se jeta është thjesht një udhëtim që ka një fund, apo një udhëtim i pafund, e të tjera mendime, derivojnë në negativen (-), minus. Në atë që nënkupton mangimin, të mangësuarit. Pra, negativen. Duhet patjetër të ekzistojë edhe vertikalja, sistematikja, frymëzimi nga ajo që shohim dhe të menduarit për prejardhjen e asaj, lidhjen shpirtërore Krijues-krijesë, që përfundimisht jeta të ketë një kuptim që derivon pozitiven (+), plusin. Atë që nënkupton plotësimin, shtimin. Pra, pozitiven. Prandaj, feja dhe legjislacioni hyjnor është koncept i një lidhjeje vertikale (jetës personale) dhe një mbarështrimi horizontal (botës përreth).

Libri “Legjislacioni islam”, është libër që flet për legjislacionin islam që, siç thotë edhe vetë autori, vjen si një lëvizje që rregullon dhe sistemon çështjet e thjeshta dhe delikate të njeriut, e që njeriu vetë asnjëherë s’do të mundte t’i rregullonte.

CHF 19.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50