Njohuri mbi Kur’anin

Titulli: Njohuri mbi Kur’anin
Autor: Dr. Qazim Qazimi
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Prishtinë
Boton: Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Recensues: Sabri Bajgora, profesor i tefsirit
Lektor: Vehap Shita, kritik letrar
Radhitja e tekstit: Besim Qazimi, Muslim Qazimi
Operator kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Siprint” – Prizren

Libri “Njohuri mbi Kur’anin” i punuar nga profesori ynë i nderuar dr. Qazim Qazimi, pa dyshim që paraqet një punim me vlera të larta shkencore, dhe jam i bindur se do të plotësojë sado pak një boshllëk në veprimtarinë shkencore-islame në trevat shqiptare të këtij lëmi. Ne radhë të parë libri reflekton përvojën e autorit në veprimtarinë arsimore, akademike e shkencore. Ajo që përfshihet në këtë libër të bënë kurioz që të futesh sa më thellë në historiografinë arabe dhe islame.

Sqarimet e shumta që na jep ky libër për shumë tema jo gjithaq të njohura për opinionin e gjerë, siç janë “Fenomeni i Vahjit”, “Trysnitë psikike ndaj Muhamedit a.s. dhe myslimanëve”, “Përfitimet dhe dobitë nga zbritja graduale e Kur’anit pastaj tri temat që kanë të bëjnë me mrekullitë e Kur’anit si ato shkencore, të shprehjes artistike dhe të ligjërimit, temat rreth abrogimit, rreth intonimit, rreth komentimit dhe përkthimit të Kur’anit, të gjitha këto i japin formën e një libri gjithë përfshirës në fushën e njohjes së Kur’anit, për të cilat tematika flet edhe vetë titulli i veprës në fjalë- “Njohuri mbi Kur’anin”.

Po t’i hedhim një sy kritik këtij libri do të vërejmë se libri nuk i është dedikuar vetëm një niveli të caktuar të lexuesve, por një niveli shumë më të gjerë, sepse gjërat të cilat janë shtjelluar në këtë libër dhe argumentimi shkencor i ideve të hedhura si dhe pasqyrimi i së vërtetës, e bëjnë atë të përshtatshëm për çdo lexues dhe hulumtues shkencor.

Libri në fjalë ofron njohuri të bollshme për Kura’nin si Libër hyjnor, si bazament i besimit dhe jurisprudencës islame por mbi të gjitha për Kur’anin si këshillues i mbarë njerëzimit nëpër kohëra dhe shekuj deri në ditën e gjykimit. Nga ky libër mund të nxjerrim mesazhe për ta njohur më mirë të vërtetën mbi Islamin dhe Librin e shenjtë, Kur’anin madhështor.

Në fund mund të them se libri “Njohuri mbi Kur’anin, ofron një pasuri eseistike dhe terminologjike, ngase për herë të parë në trevat shqiptare, ofrohen shprehje dhe sinonime përkatëse në gjuhën shqipe, të cilat nga autorët e mëhershëm kanë qenë të cituara vetëm në arabisht. Mund të cek disa prej këtyre margaritarëve gjuhësorë, të cilat mbase mund të jenë bazë solide për të ardhmen, gjatë përpilimit të një fjalori me terma leksikorë islamë. F.v. “El-Mentuk” – “Shprehësimi leksikor”, “El-Mefhumu” – “Shprehësimi kuptimor”, “Mefhumul Muhalefe” – “Kuptimësia e papajtueshme”, “Amul Kur’an” – “Intonimi i përgjithshëm”, “El-Haassu” – “Intonimi i veçantë”, “El-Haassu el Mutlak”-Intonimi i veçantë absolut”, “El-Haassu el Mukajjed” – “Intonimi i veçantë i fiksuar”, “El-Muxhmelu” – Teksti i paprecizuar konciz”, “El-Mubejjinu” – “Teksti i precizuar-eksplicit”, Edh-Dha hiru”-”Shprehësimi substantiv” etj.

CHF 12.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50