Opens in a new tab

Tretmani Kuranor i stresit

Titulli: Tretmani Kuranor i stresit
Titulli i origjinalit: Kur’anski Tretman Stresa
Autor: Edin Tule
Përktheu nga boshnjakishtja: Dr. Ali F. ILJAZI
Lektor: Hasan Arllati
Radhitja në kompjuter: Fahrudin Iljazi
Përgatitja për shtyp Ardi-Graphic
Kopertina: Ardi-Graphic
Shtëpia botuese: Ardi-Graphic – Gjakovë
Shtypshkronja: Litografia

Libri “Tretmani Kuranor i Stresit”, i psikologut dhe autorit të mirënjohur boshnjak Edin Tule i përkthyer nga Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi meriton vëmendje dhe vështrim të veçantë, pasi sjell pikëpamje të reja dhe tregon për qasje të reja në studimin e leximin e Kur’anit, dhe përmes një qasjeje interaktive lexuesin e angazhon të mendojë për mesazhet e pashtershme kur’anore që i dërgohen njerëzimit.

Ky libër është i pari i këtij lloji tek ne, ku autori i qaset njeriut nga këndvështrimi i intelektit dhe psikës së tij. Libri jep përgjigje në një pyetje të vetme: Çfarë na pengon që të frymojmë me mushkëri të plota në jetë dhe t’i realizojmë tërë potencialet tona, pa marrë parasysh faktin që për çdo ditë komunikojmë me Mentorin Multimiliarder, i Cili mezi pret që të na hapë thesaret e Tij dhe të na dorëzojë në dispozicion?

Si përgjigje në këtë pyetje, ky libër ofron receta shumështresore për hapjen e thesareve tek ne, substanca psikoaktive në formë të programeve intelektuale, sportive dhe ushqimore, të cilët do t’ju sjellin në gjendje të hipersensibilizimit të shqisave në botën e efekteve të ngadalësuara dhe të mbuluara në leximin e mendjes aktive. Është tejet interesante se si autori i qaset problemit të stresit. Sipas tij, burimi i stresit janë çështjet e pazgjidhura ekzistenciale, të cilat na sillen me dekada të tëra në kokat tona.

Në shekullin 21 përjetojmë përrallën për jetimët e gjeneratës së fundit politike e cila forcën e idhujve të rrejshëm bashkëkohorë do ta largojë nga ariu, nga i cili kur e shqyejnë do të kërcejë ujku, nga zemrat e të cilit do të kërcejë dhelpra, ndërsa nga hapja e zemrës së saj do të kërcejë lepuri, e që nga zemra e tij do të fluturojë pëllumbi. Manovela kryesore e ariut dhe ujkut (sistemi politik dhe ekonomik) për mbajtjen e lepurit (individit) thellë në vrimën e lepurit, qëndron në duart e dhelprës (sistemi fetar), të cilët përmes objekteve të infrastrukturës dhe mediave, injektojnë në mesin e besimtarëve sasi të mëdha të frikës duke i mbajtur në ngërç të fortë psikologjik të vetmisë.

Libri “Tretmani kuranor i stresit” të autorit prof. Edin Tule, teologut dhe psikologut të njohur me renome botërore. Edin Tule ka lindur në vitin 1976 në Gjermani dhe për më shumë se një dekadë është trajnuar në tërë kontinentet në seminaret e inteligjencës emocionale (EQ), psikologjisë islame, lidershipit, retorikës, koncepteve edukuese dhe teknikave të meditimit.

CHF 23.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Hyrje ne shkronjat e Kuranit

Hyrje në shkronjat e Kur’anit

CHF 5.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90