Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla të akaidit islam

Titulli: Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla të akaidit islam
Autor: Nexhat Ibrahimi
Recensentë: Hajrullah Hoxha
Redaktor gjuhësor: Bislim Berisha
Botues: Dituria Islame, Prishtinë
Shtypi: Siprint, Prizren

Tashmë një kohë të gjatë në mjediset shpirtërore dhe kulturore shqiptare vihet një mungesë e literaturës me përmbajtje mbi zhvillimet thelbësore të mendimit klasik sunit musliman. Duke u hapur shkallërisht kundrejt urtësisë dhe dijes me shekuj të heshtur apo të njohur në mënyrë të zbehtë, inteligjenca e mirëfilltë muslimane por edhe përgjithësisht shqiptare me të drejtë pretë që së paku për fillim informativisht e pastaj edhe sistematikisht të shtrohen parimet e doktrinës islame dhe njoftimet elementare për bartësit e këtyre doktrinave.

Ky libër , “Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu, perla të akaidit islam” ka qëllimin që, në masë të caktuar, ta plotësojë këtë mungesë të theksuar në literaturën tonë tejet modeste, por edhe të inicojë nevojën për hulumtime dhe studime të specializuara në këtë pikëpamje. Ndër të gjithë mendimtarët muslimanë të periudhës klasike, pa fare dyshim, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu janë mendimtarët më të rëndësishëm dhe më madhështorë. Deri sa për Imam Ebu Hanifen mund të thuhet se ishte ndër nismëtarët më serioz të shkencës së kelamit, atëherë për Imam El-Maturidiun mund të themi se vërtetë ishte ndër mendimtarët që më së shumti kontribuoi në themelimin e shkencës së kelamit. Ai i dha kornizën dhe formën kësaj shkence, e vendosi objektin e shkencës, përdori metodologjinë përkatëse, përcaktoi terminologjine potenciale të kësaj fushe, përdori mekanizmat interiorë dhe eksteriorë për funksionimin e mësimit islam në një bazë më të gjerë intelektuale dhe kontriboj që shkolla maturidite, si vazhdimësi e shkollës hanefite, gjatë historisë muslimane, të bëhet shkolla më e shtrirë dhe më e përhapur në historinë e mendimit islam.

Nuk mund të pajtohemi me shumë autorë se El-Esh’ariu (873-935) ishte themelues i shkencës së kelamit sunit për arsye se deri sa El-Esh’ariu deri në moshën 40 vjeçare ishte në mesin e mu’tezilitëve, dhe vetëm pastaj konvertoi nga ata në drejtim të posaçëm, duke mbledhë rreth vetes dijetarë tërrymave të ndryshme, kryesisht nga hanbelistët. Kurse El-Maturidiu që nga fillimi i jetës dhe zhvillimit ideor ishte në vijën e njëjtë që deri në ditët tona do të quhet shkolla hanefito-maturidite.

Edhe për Imam Ebu Hanifen edhe për Imam El-Maturidiun nuk qenë të huaja as idetë kozmologjike, metafizike dhe teologjike të kohës. Përkundrazi, edhe njëri edhe tjetri zhvilluan doktrinën që nuk e arriti asnjë shkollë tjetër në historinë e mendimit islam. Këtë gjendje, respektivisht mendimin tonë se shkolla hanefito-maturidite është më e ngritura, më e avansuara, më konzistentja në historinë e mendimit në Islam, nuk e zbehë dhe nuk e refuzon fakti se hanefito-maturidit në botën muslimane është disi nën hijen e akaidit esh‘aritë. Respektivisht, shkolla esh’arite e akaidit ka qenë më e shtrirë në botën muslim se sa ajo maturidite. Për këtë gjendje ekzistojnë shumë faktorë historikë, disa të cilët do të theksohen në trajtimin e El-Maturidiut. Fundja, bota nuk mbyllet me brezin tonë dhe çdo vlerësim përfundimtar lidhur me këtë çështje paraqet vlerësim subjektiv të rrethanave të caktuara kulturore-historike-politike. Vetë interesimi i shtuar i shkencëtarëve muslimanë dhe jomuslimanë për Imam Ebu Hanifen dhe Imam El-Maturidiun në shekullin e fundit tregon dhe konfirmon se idetë e shkollës hanefito-maturidite paraqesin synimin drejt të cilit do të ecet kohëve që vijnë.

Nga dita në ditë po hedhen paragjykimet brenda dhe jashta muslimanëve kundrejt shkollave tjera të mendimit islam. Fakti se El-Maturidiu po studiohet në universitetet e vendeve dhe shkollave johanefite-jomaturidite dhe në universitetet jomuslimane, e forcon bindjen tonë se po kalon koha e studimeve të skajshme, jokritike por edhe ideologjike dhe do të pasojë koha e studimeve të mirëfillta, të mësimeve që mund t’i ofrojnë krizës së botës shtegdalje cilësore kundrejt sfidave të modernizmit dhe pasmodernizmit.

Do të ishim të kënaqur nëse ky libër i vogël para lexuesit do të shtronte idenë e vlerave, idenë e hapjes para ideve dhe kontributeve, idenë e adaptimit kundrejt ideve dhe përmbajtjeve të proveniencave dhe kohëve të tjera, idene që mësimet e Imam Ebu Hanifes dhe të Imam El-Maturidiut mos të kontestohen paraprakisht për shkak të interesave të ngushta e subjektive por të jenë konkurruese në konstelacionin e mësimeve të gjeniut krijues musliman. Nxënësi dhe studenti ynë në shkollat fetare islame, por edhe imamët dhe lexuesi tjerë në tokat shqiptare kanë nevojë për mësimet largpamëse të këtyre dy perlave të historisë islame.

CHF 5.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50