TEFSIR KUR’ANI

Autori: AbduRrahman Es-Sa’adi

Shtëpia Botuese: Sira

Numri i Fletëve: 673

Tefsiri i Kuranit – 4 vëllime me gjithsej 2728 faqe

Vëllimi i parë Fillon me suren el-Fatiha deri në përfundimin e sures el-Maide me gjithsej 673 faqe.

Vëllimi i dytë vazhdon me suren el-En’am deri tek përfundimi i sures el-Isra me gjithsej 676 faqe

Vëllimi i tretë vazhdon me suren el-Kehf deri tek përfundimi i sures ez-Zumer me gjithsej 743 faqe.

Vëllimi i katërt dhe i fundit vazhdon me suren el-Gafir deri në suren e fundit të Kuranit, suren en-Nas, vëllim ky i cili përmban gjithsej 636 faqe.

Lavdia e plote i takon vetem Allahut, Ate e falenderojme dhe e lavderojme, tek Ai kerkojme mbrojtje dhe strehim dhe tek Ai kerkojme falje. Tek Allahu kerkojme strehim dhe mbrojtje qe te na ruaje nga sherri i shpirtrave tane dhe nga fatkeqesite qe sjellin punet tona te liga. Ate qe Allahu e ka udhezuar ne rrugen e drejte ai eshte i udhezuari dhe i shpetuari, ndersa ate qe Allahu i lartesuar me urtesine dhe drejtesine e Tij e ka lene ne humbje, askush nuk mund ta udhezoje ne rrugen e drejte. Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka te adhuruar te meritueshem vec Allahut dhe deshmoj dhe deklaroj se Muhamedi a.s. eshte robi dhe i derguari i Allahut. Profeti (s.a.u.s.) ka thene: “Me i miri nder ju eshte ai qe e meson Kur’anin dhe ua meson ate te tjereve.” Pa dyshim, aspekti me i rendesishem i mesimit te Kur’anit pervec mesimit te leximit te tij, eshte kuptimi i tij saktesisht dhe nxjerrja e mesimeve prej tij. Vetem me nje kuptim te sakte te Kur’anit dhe me zbatimin rrigorozisht te mesimeve te tij robi do te mund te gjeje rrugen e drejte qe e con tek Zoti i tij. Allahu i lartesuar e ka bere kete Kur’an udhezim dhe meshire, sherim dhe qetesim per zemrat e besimtareve. Por Kur’ani nuk mund te jete i tille nese nuk kuptohet saktesisht, ashtu sikurse e kuptoi Profeti (s.a.u.s.) dhe shoket e tij. Ai nuk mund te jete i tille nese nuk zbatohet ne jeten e perditshme te muslimanit dhe muslimanes. Prandaj eshte detyre per cdo musliman qe ta kuptoje kete Kur’an dhe te jape maksimumin e tij per te punuar me te dhe per te ftuar te tjeret ne ate miresi qe ofron Fjala e Zotit. Dijetaret, qe nga kohet e para e deri me sot i kane dhene nje rendesi shume te madhe tefsirit te Kur’anit. Tefsiret e shkruajtur jane te shumte dhe sejcili prej tyre i ka dhene rendesi aspekteve te caktuara. Dikush e ka shpjeguar kete Kur’an nga ana gjuhesore duke e analizuar cdo fjale dhe fjali te ketij i dhe duke qartesuar gjithcka ne te.

Disa te tjere i kane dhene rendesi shpjegimit te Kur’anit nepermjet haditheve te Profeti (s.a.u.s.) dhe fjaleve te sahabeve dhe tabi’ineve. Te tjere i kane dhene rendesi pernxjerrjes se ligjeve dhe dispozitave nga ajetet kuranore, e keshtu me rradhe. Nder ata qe jane mare me tefsirin e Kur’anit famelarte, eshte edhe shejh Abdur-rafu-nan El sa’dij, Allahu e meshirofte. Ai eshte prej dijetareve te njohur te koheve te fundit. Nder cilesite e ketij tefsiri mund te permendim se ai nuk eshte i tejzgjatur dhe as teper i shkurtuar. Ai eshte i mbushur me dobi te shumta dhe perfshin ne vetvete mesime shume te vyera ne shume fusha; ne fushen e akides, moralit, ligjeve dhe dispozitave te perfituara nga ajetet etj, etj.

Lexuesi cdo ajet qe kalon, e kupton ate qartesisht dhe nxjerr prej tij mesime te shumta. Gjuha e tij eshte shume e thjeshte e kuptueshme dhe cdo kush mund te kuptoje dhe te perfitoje prej tij. E lus Allahun e lartesuar qe te na beje nga ata qe e mesojne Kur’anin, e zbatojne ate ne jeten e tyre dhe ua mesojne ate edhe te tjereve. Ai eshte Bujar, Bamires dhe Meshireplote. Paqja bekimet dhe miresite e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe e pasuan ate me sinqeritet deri ne diten e gjykimit!

CHF 129.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50