Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 2

Titulli: Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 2
Titulli i origjinalit: Hak Dostlarının Örnek Ahlakından 2
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Formati: 6 x 8.3
Faqe: 326
Botues: Progresi Botime

Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.

Trashëgimtarët e Pejgamberëve janë kulminacione përsosmërie, veprimi dhe udhëzimi, të shtrira në kohë të ndryshme. Për ata që nuk kanë pasur mundësi të shohin Pejgamberin dhe sahabët e tij, janë personalitete të fuqishme për t’u marrë shembull. Këshillat dhe udhëzimet e tyre, që me gjuhën e mëshirës gjallërojnë shpirtrat, janë vesa shpirtërore, të ardhura nga burime profetike.

Në fytyrën e miqve të Allahut, zemrat e të cilëve janë bërë dergjah, nuk mund të shihet kurrë një fytyrë e varur, e vrenjtur dhe e mërzitur. Fizionomia e miqve të Allahut u dhuron shpirtrave qetësi dhe i tërheq ata drejt një bote shpirtërore. Ata i tërheqin të mërziturit drejt sarajit të shpirtit, duke u bërë për ta fole ngushëllimi. A thua se shpirtrat e tyre janë qendra qetësie dhe rehabilitimi shpirtëror.

Gjithashtu, ata i tërheqin njerëzit si magnete nga e vërteta, duke u shndërruar në qendër ndikimi pozitiv. Allahu i Lartmadhëruar i ka pajisur me moralin e Tij, duke i dashur dhe duke i bërë po kaq të dashur edhe tek të tjerët. Prandaj miqtë e Allahut nuk harrohen edhe pasi ndërrojnë jetë, sepse vazhdojnë të jetojnë në zemrat e dashamirësve të tyre.

Allahu i Madhëruar, është gjithmonë afër nesh, por e rëndësishme është që edhe ne të jemi afër Tij. Ndërkohë që edhe një punë e vogël e bërë me këtë vetëdije, bëhet sa një mal, punët të cilat bëhen në mënyrë të shkujdesur ndaj Allahut, janë të padobishme sado të mëdha qofshin.

Namazi që fal një zemër e tillë e shkujdesur, është pajetë, lëmosha që jep s’ka dobi, lutja që bën nuk pranohet dhe pendimi i saj, ka nevojë për pendim.

Sa bukur e shpreh kjo ndodhi, këtë të vërtetë:

Mexhnuni i cili endej nëpër shkretëtirë i dashuruar pas Lejlës, padashur kalon përpara një njeriu që po falte namaz. Kur e përfundoi namazin dhe dha selam, njeriu u ngrit dhe e qorton me ashpërsi:

“A nuk e di ti që nuk i kalohet para dikujt që po fal namaz?!”

Ndërsa Mexhnuni ia priti me këto fjalë:

“Unë nuk të pashë fare ty, për shkak të dashurisë ndaj Lejlës! Po ti si më pe mua ndërkohë që ndodheshe në namaz para të dashurit tënd, Allahut?!”

Domethënë, edhe zemra e dashuruar pas një njeriu kap lohet nga ndjenja të forta ndaj atij që dashuron dhe syri i tij nuk sheh kënd tjetër përveç tij. Në mënyrë të njëjtë, edhe adhurimet e evlijave, realizohen në një atmosferë të përkryer shpirtërore. Grada e cilësisë së adhurimeve, është në përpjesëtim të drejtë me nivelin e afërsisë së zemrës me Allahun.

CHF 11.90

12 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50