Të tjerët për Islamin

Titulli i librit: Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin a.s.
Përgatiti: Ajni Sinani
Recensentë: Nexhat S. Ibrahimi, Muhamed Jusufi
Redaktor: Mimoza Sinani
Korrektor: Agim Abazi
Kopertinën e punoi: Jusuf Saliu
Shtypi: Print ISM
Botues: Forumi Rinor Islam

Në literaturën e shumtë, që është shkruar në Evropë rreth Muhammedit a.s., s’ka asnjë vepër ku të kritikohen dhe të dënohen fyerjet dhe shpifjet që kanë përhapur armiqtë e Islamit.

Shtimi befasues i bashkësisë muslimane arriti suksese të shumta, duke u shkaktuar frikë perëndimorëve nga superioriteti politik dhe ushtarak i muslimanëve. Në vitin 711, në perëndim, muslimanët kaluan ngushticën e Gjibraltarit, duke i vënë themelet kulturës grandioze “maure” të Andaluzisë. Po atë vit, morën Transaksoninë duke mundësuar zhvillime të pasura dhe të mrekullueshme të Islamit, në Azinë Qendrore.

Në histori janë të rralla rastet, rreth të cilave ka patur aq paragjykime dhe kontradikta, sikurse është rasti me fenë islame dhe me Muhammedin a.s. Islamin, si fe të ardhur pas Krishterizmit, të krishterët mesjetarë evropianë, e kanë shikuar si herezi, prej nga rezulton edhe prejardhja e mitit të vjetër për Muhammedin a.s., si kardinal renegat. Tek kjo fe e panjohur, ata shihnin ngjashmëri me paganizmin mesjetar.

Në literaturën e shumtë, që është shkruar në Evropë rreth Muhammedit a.s., s’ka asnjë vepër ku të kritikohen dhe të dënohen fyerjet dhe shpifjet që kanë përhapur armiqtë e Islamit, kundër personalitetit dhe mësimeve të Muhammedit a.s., gjë që vihet re edhe sot e kësaj dite tek disa individë dhe qarqe të caktuara, të cilët bëjnë propagandë kundër Islamit. Tek shqiptarët, një propagandë të pandershme antiislame e ka bërë Pjetër Bogdan Maqedonasi, i pacipë, serbofil, i cili kishte injoruar territoret shqiptare dhe nuk i quante Iliri, Dardani, ose Kosovë, por “Mbretëri të Serbisë”. Ai, veten e quante “administrator të gjithë Mbretërisë të Serbisë” edhe emri i tij nuk ishte “Pjetër Bogdan Shqiptari”, por “Pjetër Bogdan Maqedonasi”. Dhe, si për ironi, shkenca shqiptare i dha një rëndësi të veçantë këtij mashtruesi, falsifikatori, gënjeshtari dhe shpirtlig. Me mësimet ‘shkencore’ të këtij mjerani, janë frymëzuar edhe shumë kryqtarë, prej të cilëve në kohën tonë bien në sy: E. Sedaj, Lush Gjergji, Shan Zefi, të cilët nuk lënë rast pa e sulmuar fenë e Allahut.

Gjatë historisë pati shumë armiq, e megjithatë ata, ose i mbuloi pluhuri i harresës, ose vazhduan të përmenden për shembull të keq. Ndërkaq, emri i Muhammedi a.s., vazhdoi të përmendet më shumë se emri i cilësdo krijese tjetër, kurse udhëzimi dhe drita Hyjnore që ai solli, edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndriçojë zemrat e pastra dhe fisnike të miliona, madje miliarda njerëzve, gjatë gjithë këtyre 14 shekujsh. Kështu, këtë gurrë të pashterur, do të vazhdojnë ta shijojnë shpirtrat e gjithë atyre njerëzve fisnikë dhe zemërpastër. Allahu i Madhërishëm e përmend çështjen e kundërshtarëve dhe mashtruesve të Muhammedit a.s. në Kur’an, duke përkujtuar poshtërimin e tyre dhe lartësimin e emrit të Muhammedit a.s.:

“Dhe Ne ta ngritëm lart famën tënde!” (El Inshirah: 4)

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hire të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El Kevther: 1-3).

Është obligim dhe detyrë për çdo musliman, që jo vetëm të mos bjerë pre e këtyre shpifjeve dhe mashtrimeve, por me vendosmëri t’i demantojë të gjitha akuzat dhe shpifjet e rreme, kundër Islamit dhe Muhammedit a.s.*

Ndërkaq, fatmirësisht sot ekziston edhe një numër jo i vogël njerëzisht të shquar, që mbajnë një qëndrim objektiv, madje admirues dhe disa prej tyre kanë përqafuar edhe Islamin, të cilët gjithnjë e më shumë po ndikojnë ndjeshëm në formimin e një opinioni objektiv në këtë drejtim. Përmes fjalëve të tyre, ne kemi mundësi t’i përgënjeshtrojmë të gjitha shpifjet dhe akuzat e pabaza të bëra deri tani kundër Muhammedit a.s. dhe Islamit.

CHF 9.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50