In veritas – traktat sociologjik

Libri: In veritas – traktat sociologjik
Autor: Ali Pajaziti
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14×20
Faqe: 230
ISBN: 9989581606

Ndër dukuritë më të mistifikuara dhe me ndikim më të madh në kohën tonë, në shoqërinë moderne dhe postmoderne është masmedia. Leksikoni i fjalëve dhe shprehjeve të huaja konceptin medium e shpjegon kështu: (lat.) ajo që gjendet në mes, që paraqet mesin, rruga e mesme; ndërmjetësues, gjëja përmes së cilës përcillet veprimi.

Si një element ndërmjetësues mediumet ndahen në ato të shtypit (gazetat, revistat) dhe elektronike (TV dhe radio). Mediumet përkufizohen edhe si mjete të komunikimit masiv dhe si organizacione përmasash të mëdha, që në saje të teknologjisë së sofistikuar mund të kontaktojnë me numër shumë të madh njerëzish. Mediumet paraqesin teknika ose institucione përmes së cilave provajderët e ndryshëm i përcjellin ose i distribuojnë informacionet ose format e tjera të komunikimit simbolik deri te audiencat e mëdha, heterogjene dhe gjeografikisht të shpërndara.
Mediumi i parë i komunikimit masiv është paraqitur në shek. XV me zbulimin e shtypshkronjës, por shtrenjtësia, restriksionet pushtetare dhe niveli i ulët i arsimimit e kanë mbajtur publikun tepër të kufizuar deri në pjesën e dytë të shek. XIX, kur teknologjia arriti të prodhonte dhe të shiste mjete për marketing, zbavitje dhe për shpërndarjen e informacioneve. Faza e formimit të mediumeve është ajo ndërmjet viteve 1860-1930 kur u bënë zbulime të rëndësishme në sferën e elektronikës dhe industrisë kimike. Ato vite kanë qenë dëshmitare të zhvillimit të fotografisë, të fotografisë së lëvizshme (kinemaja), telegrafit me kabllo dhe pa të, të fonografit, telefonit, radios dhe televizionit. Këto teknologji të reja, në periudhën e zënë ngoje, kanë luajtur rol madhor në transformimin e kulturës së popullarizuar dhe janë shndërruar në shembull tipik të kapitalizimit në në një masë më të madhe të industrisë së zbavitjes dhe të drejtimit publikut masiv. C. Wright Mills në veprën e tij The Power Elite pohon se mediumet kanë dy veçori sociologjike:

Në saje të një numri të vogël personash mundësojnë informimin e një numri shumë të madh njerëzish.

Publiku shikues, lexues apo dëgjues s’ka asnjë mënyrë për ta përcjellë reagimin e vet drejtuar mediumeve.

Pra, komunikimi masiv është një proces që zhvillohet në një drejtim. Organizmi medial është burokratik dhe i shpërndarë në firma e kompani të mëdha të cilat, në saje të informatave dhe të dhënave të çastit, të dhënave ditore, javore e kështu me radhë, e orientojnë opinionin në këtë apo në atë drejtim. Sipas Marshall-it mediumet janë instrument i dominimit mbi jetën mendore të njerëzve. Shembull konkret lidhur me këtë kemi në rastin e viteve ‘30 të shekullit XX kur famëkeqi Adolf Hitler e përdori radion në mënyrë “të suksesshme” për qëllime propaganduese antinjerëzore. Linja indoktrinuese e mediumeve, në trajta të ndryshme, vazhdon deri në kohën tonë. Një mangësi e këtij komponenti të rëndësishëm shoqëror është edhe ndikimi negativ mbi edukatën tradicionale. Neil Postman në veprën e tij Amusing Ourselves to Death pohon se mediumet elektronike e sidomos ato vizuele e kanë kthyer nga e prapa ritmin e shtimit  të shkrim leximit dhe të të kuptuarit. Dëmin që e shkakton amullia e “industrisë kulturore” më së miri e përshkruan Umberto Ecco, i cili pohon se “brezi i ri nuk do të jetë më i orientuar nga imazhet (not image oriented)“, pra ai nuk do të dijë të abstraktojë, nuk do të dijë ta vë në lëvizje potencën e vet imagjinative, bota e imazheve, e cila është mjaft e rëndësishme në jetën e çdo individi dhe më gjerë do të plastifikohet.

CHF 9.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90