Rregullat e arta të të parëve për vëllazërinë e besimit

Titulli: Rregullat e arta të të parëve për vëllazërinë e besimit
Autor: Dr. Abdullah Ferexhullah
Përkthyes: Nasuf HOXHA
Numri i faqeve: 152
Formati: A5
Botues: Shtëpia Botuese “Furkan ISM”, Shkup

Vëllazëria për hir të All-llahut të Madhërishëm është binjaku i besimit. Siç na ka njoftuar edhe Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi s.a.v.s. nuk konsiderohet se ka besuar plotësisht dhe se është besimtar i plotë ai i cili nuk e do për vëllanë e tij atë që do për vetveten.

Vëllazëria për hir të All-llahut Fuqiplotë është mesazh madhor i Islamit për zemrat e gjalla dhe të mbushura me besim. Përmes këtij mesazhi u vëllazëruan muslimanët e parë të Ummetit, muhaxhirët me ensarët, Bilali Etiopian e Selmani Persian me Mekasit e Medinasit. U vëllazëruan, edhe pse nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Me anë të vëllazërisë, bota i hapi zemrën Islamit pa armë, duke bërë që njerëzit të futen në fenë e Zotit grupe-grupe.

Vëllazëria është një ndjenje që të bën ta duash të mirën për të gjithë njerëzit. Ajo që e vë në lëvizje atë, është pastërtia e zemrës. Mbi këtë pastërti ngrihen të gjitha kauzat e drejta, të cilat nuk lëkunden as nga stuhitë dhe as nga furtunat.

Vëllazëria e vërtetë është peshorja e drejtësisë që qëndron gjithmonë e vendosur, edhe atëherë kur fillojnë grindjet dhe debatet mes vëllezërve, duke bërë që ndjenjat e dashurisë të marrin rrugën e tyre dhe vëllai ta falë vëllanë e tij, duke lënë mënjanë gabimet dhe rrëshqitjet e momentit, madje edhe ato të rënda, duke i kërkuar falje All-llahut të Madhërishëm për veten dhe për vëllezërit e tij.

Vëllazëria është këshillim dhe qëndrim pranë njëri-tjetrit në një dynja, litarët e së cilës janë të shkurtër dhe kanë nevojë për litarin e All-llahut të Madhërishëm. Prandaj, vëllazëria mund të ekzistojë vetëm nëse kapemi fort pas litarit të All-llahut të Madhërishëm, drejt së mirës dhe në rrugë të All-llahut, ashtu siç ka thënë Omer ibnul Abdul Azizi r.a.: “O njerëz! Kush do që të rrijë pranë nesh, duhet të ketë pesë gjëra, ose përndryshe më mirë të mos na afrohet:

– Të na tregojë për nevojat e atyre që nuk munden të na i tregojnë vetë.
– Të na ndihmojë me sa mundësi të ketë.
– Të na udhëzojë drejt atyre punëve dhe veprave të mira që ne nuk i dimë.
– Të mos përgojojë para nesh vartësit e vet.
– Të mos përzihet në gjërat që nuk i takojnë.”

Libri në fjalë paraqet një vepër rreth vëllazërisë në Islam nga Dr. Abdull-llah Ferexhull-llah, All-llahu e shpërbleftë me shpërblimet më të mira të Tij.

CHF 9.90

14 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90