Kamata – domethënia, pasojat, alternativat

Titulli: Kamata – domethënia, pasojat, alternativat
Autor: Mr. Bashkim Aliu
Lektor: Naim Lapardhaja
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh.B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup
Numri i faqeve: 300
Formati: A5

Islami është Fe universale që i përfshin të gjitha fushat e jetës. Ai erdhi mëshirë për njerëzit jo vetëm në fushën e besimit dhe të ritualeve praktike, por edhe në të gjitha fushat e jetës dhe aktivitetit, si të besimit, të moralit, të politikës, të ekonomisë etj.

Parimet që miratoi Islami, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kredibilitetit të tij dhe pen­gimin e çdo tentative që çon në përligjjen e të drejtave të tij, realizimin e drejtësisë dhe luftimin e të gjitha lëvizjeve që çojnë në zgjerimin e hendeqeve midis shtresave shoqërore, janë shembuj të rrallë të cilët bota bashkëkohore ka shumë nevojë t’i përfillë, për të garantuar nderin e njeriut, të drejtat e tij dhe sigurinë e shoqërisë.

Prej normave me rëndësi të veçantë për shoqërinë janë edhe ato të sistemit ekonomik, sepse nuk mund të paramen­dohet jeta e njerëzve pa transaksione, shitblerje, tregti etj. Në bazë të kësaj, All-llahu i Madhërishëm në disa vende në Kur’anin Famëlartë ka përmendur ajete që rregullojnë këto çështje dhe kryesisht në vija të trasha e rregulla të përgjithshme sqaroi se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet nga transaksio­net e njerëzve, ndërkaq i Dërguari i All-llahut, Muhammedi s.a.v.s., i zbatoi urdhëresat hyjnore dhe dispozitat fetare në shoqëri, duke detajuar shumë dispozita që iu referohen këtyre çështjeve, e që në të drejtën Islame njihen me termin “Fikhu-l-mua’melat”- Dispozitat (e drejta) e transaksioneve.

Ekzistimi i sistemit të drejtë ekonomik, i cili do të ketë rezultate pozitive në shoqëri, kushtëzohet të filtrohet nga faktorët që do ta privojnë nga ndikimi pozitiv në shoqëri. E nuk ka dyshim se prej faktorëve më të mëdhenj në këtë drejtim është kamata.

Kurse, nisur nga fakti i pamohueshëm se e drejta Islame është sistem i drejtë hyjnor, kamata në të është e ndaluar, haram, dhe për atë që punon me kamatë All-llahu i Madhërishëm ka miratuar dënime të ashpra. Ndalimi i kamatës në Islam renditet në planin e Islamit për luftimin e dallimeve klaso­re, kthimin e të drejtave të të shtypurve, eliminimin e padrejtësisë nga shoqëria njerëzore dhe lirimin e njerëzve nga tirania e tiranëve, të cilëve u intereson vetëm interesi personal.

Bota e sotme është e fundosur në humnerën e kamatës, e cila është krim ndaj njerëzimit dhe tragjedi ekonomike. Madje, në shtresa të caktuara, kamata paraqet resurs themelor të të ardhurave të tyre. Po ashtu, sistemet e ndryshme ekonomike përmendin arsyetime të shumta për legjitimimin e këtij krimi – kamatës. Fatkeqësisht, edhe shoqëria shqiptare është përfshirë nga ky kancer i cili po e bren gjithnjë e më shumë atë.

Shkollarët muslimanë e kanë obligim të sqarojnë se kamata është krim dhe padrejtësi ndaj njerëzve, ajo nuk i sjell asnjë dobi njeriut dhe shoqërisë. Kjo do të arrihet me sqarimin e esencës së kamatës, pasojave të saj në rrafshe të ndryshme dhe mundësinë e organizimit të jetës ekonomike pa kamatë. Dhe mu një gjë të tillë është munduar ta bëjë edhe autori përmes këtij libri.

CHF 11.90

27 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Caji Senna Meki jpeg

Çaji Senna Meki – Kundër konstipacionit ( Kapsllëkut )

CHF 7.90
Mjalte me dhjam guse

Mjaltë me dhjam Guse

CHF 29.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF 9.90
KREM PER EKZEMEN ME FORMULE 100 NATYRALE

KREM PËR EKZEMËN ME FORMULË 100% NATYRALE

CHF 9.90
VAJ I FARES SE ZEZE CILESIA PREMIUM BLACK SEED PREMIUM QUALITY e1583656714465

VAJ I FARËS SË ZEZË CILËSIA PREMIUM – BLACK SEED PREMIUM QUALITY

CHF 14.90
Parfum Blanc 6 ml

Parfum Blanc 6 ml

CHF 8.00
Hair oil

Constanta Vaj për flokë, 100 ml

CHF 12.90
Diamond

Parfum Diamond, 50ml

CHF 19.90
Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90