Opens in a new tab

Fragmente Islame

Titulli: Fragmente Islame
Autorë: Dr. Isuf Ahmeti
Botues: Bashkësia Islame Shqiptare ‘’Sunnah’’ – Dietikon Zvicër
Recensues: Prof. Ass. Dr. Musa Vila
Për botuesin: Dr. Isuf Ahmeti
Redaktor gjuhësor: Prof. Xhemaledin Rexhepi
Korrektor: Suhejb Ahmeti
Ballina dhe operator në kompjuter: Bunjamin Ahmeti
Shtypi: Trend, Prishtinë

Libri “Fragmente islame”, përmbanë vlera të larta ne fushën fetare, sociale dhe atdhetare. Autori prezanton rolin e individit dhe familjes në shoqëri. Nëpërmjet ngjarjeve, shembujve dhe fjalëve Kuranore dhe porosive profetike, vë në pah rëndësinë e veprës, fjalës dhe këshillës se mirë. Në këtë libër do të gjeni edhe mendime të dijetarëve islamë ne çështje të ndryshme jetësore. Po ashtu nuk janë lënë anash as mendimet e filozofëve apo njerëzve të urtë.

Autori i Iibrit bën përpjekje që çdo çështje madhore për myslimanët ta adresojë dhe ta argumentojë me versete Kuranore dhe hadithe profetike. Kjo, njëherit është një vlerë e veçantë e librit në fjalë. Duke trajtuar tema të ndryshme rreth moralit dhe familjes, autori jep një mesazh se si duhet të zgjedhen këto probleme ne shoqëri, kur duhet të jetë mbështetja e tyre dhe si t’i tejkalosh sfidat me vetveten, fëmijët, familjen dhe shoqërinë.

Gjithashtu autori mundohet të bëjë një përmirësim dhe kurim të shoqërisë nga fenomenet negative, që nuk janë të pakta në kohën e sotit. Një rëndësie të veçantë i kushtohet cilësive pozitive që duhet t’i posedojë myslimani i sotit, si besimi, vepra e mirë, besnikëria, sinqeriteti, mëshira, respekti, toleranca dhe kujdesi për palën tjetër. Autori, një rëndësie të veçantë i kushton brezit të ri, përgjegjësisë së tyre dhe rolin që duhet ta kenë ne të ardhmen. Gjithashtu, autori jep sinjale të qarta për ndihmesën e njëri- tjetrit ne fusha të ndryshme, apo siç i quan socializimi ne shoqëri dhe mbizotërimi i drejtësisë ne zemër dhe ligje njerëzore. Në libër mund të gjeni përgjigjen e besimit ne çështjen e ndërtimit të raporteve me robin dhe Zotin përmes turpit dhe kërkim faljes. Lexuesi mund të hasë ne çështje, që i nevojiten ne jetën e tij private dhe shoqërore.

CHF 11.90

18 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90