Kurani në jetën e përditshme

Titulli: Kurani në jetën e përditshme
Autorë: Haxhah Liza Abdullah ( Angela Milo )
Përktheu: Mr. Fehim Xhafer Dragusha
Redaktor Profesional: Mr. Ajni Sinani
Lektor: Agim Avdiu
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: SIRA Prishtinë

Libri Kur’ani në Jetën e Përditshme është një punë mjaft e çmuar e autores Haxha Liza Abdullah, e cila gjatë punës së saj në hartimin e tij është munduar të sjellë tema të ndryshme të përditshmërisë sonë, duke i argumentuar ato me vargje kur’anore. Krahas ajeteve, autorja është orvatur që temat t’i ilustrojë edhe me shembuj praktikë, që lexuesi të mund ta jetojë temën dhe ta ndiejë rëndësinë e saj në jetën tonë të përditshme. Nuk ka dyshim se libri synon përmirësimin e individit dhe shoqërisë, duke i dhuruar një imazh më të mirë nga ajo që gëzonin dikur. Ai është një punë mjaft e çmuar, e cila në çastin më të duhur sheh dritën me sy, ndërkohë që rininë islame në mbarë globin e ka kapluar injoranca dhe më tutje kjo injorancë është ujitur me vite, duke i ushqyer muslimanët me libra e lexime boshe që si burim kishin mendjen e devijuar. Si rezultat i tërë kësaj, autorja ka ardhur me një grup temash me përmbajtje mjaft të thukët, prandaj, kam bindjen se lexuesi do të ketë rastin ta lexojë brenda një kohe të shkurtër dhe ta kuptojë rëndësinë e jetës së tij si mëkëmbës i Zotit në tokë dhe si qenie me mision të posaçëm.

Vlen të përmendet se në këtë libër nuk është spikatur asnjë hadith (thënie) i të Dërguarit a.s.. Vetë fakti se autorja ka kohë që merret me punime në fushën e Tefsirit Tematik shpjegon sjelljen e argumenteve kur’anore që kanë të bëjnë me temat përkatëse, pa e cekur fare shkencën e hadithit. Kam bindjen se në të ardhmen, autorja do të na lejojë t’i shtojmë çdo teme edhe nga një hadith, çka do të ishte në favor të lexuesit.

Lexuesi do të ketë rastin që gjatë leximit të këtij libri, të njihet me aspektet praktike të jetës së tij dhe mënyrën e të zbatuarit të Kur’anit gjatë 24-orëshit, duke filluar nga dalja prej shtëpisë, mirësjellja, përshëndetja, përgjegjësia, mënyra e veshjes, pastërtia, të biseduarit, fjalori, morali, etika e ndërveprimeve, pasuria, premtimet, gënjeshtra, shejtani, bixhozi e pijet alkoolike, higjiena, rregullat ushqimore, namazi, lëmosha, shëndeti, familja, frika, vuajtja dhe lumturia, durimi (sabri) e më në fund vdekja. Pra, secili nga ne, herët apo vonë, do të ballafaqohet me temat e sipërshënuara, prandaj është koha për t’u parapërgatitur, në mënyrë që kur të sprovohemi me to, të jemi të gatshëm që t’i kalojmë me sukses, gjithnjë duke u mbështetur në dritën e Kur’anit.

Të dashur lexues, vërtet libri është qëndisur ashtu si duhet dhe si i tillë, do të ketë efektin e tij duke ngjallur sadopak besimin e individit dhe shoqërisë në një anë, dhe duke përmirësuar moralin dhe ndërgjegjen e tyre në anën tjetër.

CHF 10.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Caji Senna Meki jpeg

Çaji Senna Meki – Kundër konstipacionit ( Kapsllëkut )

CHF 7.90
Mjalte me dhjam guse

Mjaltë me dhjam Guse

CHF 29.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF 9.90
KREM PER EKZEMEN ME FORMULE 100 NATYRALE

KREM PËR EKZEMËN ME FORMULË 100% NATYRALE

CHF 9.90
VAJ I FARES SE ZEZE CILESIA PREMIUM BLACK SEED PREMIUM QUALITY e1583656714465

VAJ I FARËS SË ZEZË CILËSIA PREMIUM – BLACK SEED PREMIUM QUALITY

CHF 14.90
Parfum Blanc 6 ml

Parfum Blanc 6 ml

CHF 8.00
Hair oil

Constanta Vaj për flokë, 100 ml

CHF 12.90
Diamond

Parfum Diamond, 50ml

CHF 19.90
Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90