Si ta njohësh një person

Titulli: Si ta njohësh një person
Origjinali: How To Know People
Autori: Davids Brooks
Përktheu: Bledar Kurti
Botues:Pema
Fq.320
Pesha: 0.400 kg
ISBN: 9789951846318

Një udhëzues praktik dhe i sinqertë mbi artin se si me të vërtetë mund ta kuptojmë tjetrin në mënyrë që të nxiten lidhje më të thella në shtëpinë tonë, në vendin tonë të punës, dhe gjatë gjithë jetës sonë nga autori i Rruga drejt formimit të personalitetit dhe Mali i dytë.

Siç vëren David Brooks, “Ekziston një aftësi e cila gjendet në zemrën e çdo personi të shëndetshëm, familjeje, shkolle, grupimi komunitar ose shoqërie: aftësia për t’i kuptuar thellë të tjerët dhe për t’i bërë ata të ndihen të kuptuar – për ta njohur me të vërtetë tjetrin, duke e bërë të ndihet i vlerësuar, i dëgjuar dhe i kuptuar”.

E megjithatë ne njerëzit nuk arrijmë ta bëjmë mirë këtë gjë. Ne jemi të rrethuar nga njerëz që ndihen të padukshëm, të padalluar e të keqkuptuar. Në këtë libër, Brooks-i synon të na ndihmojë të përmirësohemi, duke shtruar pyetje që janë thelbësore për të gjithë ne: Nëse ti dëshiron ta kuptosh një person, çfarë lloj vë- mendjeje duhet t’i kushtosh atij apo asaj? Çfarë lloj bashkëbise- dimesh duhet të zhvillosh me të? Cilave pjesë të historisë së personit duhet t’i kushtosh vëmendje?

I shtyrë nga ndjenja e kureshtjes dhe e vendosmërisë së tij për t’u përmirësuar si person, Brooks-i mbështetet te fushat e psikologjisë dhe neuroshkencës dhe nga bota e teatrit, filozofisë, historisë dhe arsimit duke paraqitur kështu një qasje pranuese, shpresëdhënëse dhe të integruar mbi lidhjen njerëzore. Ky libër i ndihmon lexuesit të bëhen më të kuptueshëm dhe më të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe të gjejnë gëzimin që vjen nga njohja e të tjerëve. Ndërkohë ofron edhe ilaçin e duhur për një shoqëri e cila është e copëtuar nga ndasia, armiqësia dhe keqperceptimi. Akti i të kuptuarit të tjetrit, argumenton Brooks-i, është thellësisht krijues: Si mund ta shohim dikë në sy dhe të dallojmë diçka të rëndësishme tek ai apo ajo, dhe nga ana tjetër, të dallojmë diçka të rëndësishme te vetja jonë? Ky libër vlen për këdo që kërkon lidhje njerëzore dhe lëngon që të kuptohet.

CHF 24.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90