Akti krijues – një mënyrë e të qenit

Libri: Akti krijues – një mënyrë e të qenit
Autor: Rick Rubin
Perktheu: Enes Lekiqi
Redaktore: Artemisa Bushi
ISBN: 9789928341815
Shtepia Botuese: Botart

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.

Për fat të mirë, kjo nuk qëndron.

Krijimtaria nuk është aftësi e rrallë. Nuk është e vështirë për t’u qasur. Krijimtaria është aspekti themelor i të qenit njeri. Është e drejtë e fituar nga lindja dhe është për të gjithë ne.

Krijimtaria nuk lidhet ekskluzivisht me të bërit art. Të gjithë ne merremi çdo ditë me këtë akt.

Të krijosh art është të sjellësh në jetë diçka që nuk ndodhej më parë. Mbase një bisedë, zgjidhja e një problemi, një letër për mikun, t’u ndryshosh vendet mobiljeve në dhomë, një rrugë e re drejt shtëpisë për të shmangur rrëmujën në trafik.

Ajo çfarë bën nuk ka nevojë të dëshmohet, dokumentohet, shitet a mbyllet në qelq që të jetë vepër arti. Përmes gjendjes së zakontë të të qenit, ne jemi tashmë krijues në mënyrën më të thellë, duke krijuar përvojën e realitetit dhe duke ndërtuar botën që perceptojmë.

Në çdo çast zhytemi në një fushë materiesh të pandryshueshme prej së cilës shqisat tona mbledhin copëza informacioni. Universi i jashtëm që perceptojmë nuk ekziston si i tillë. Përmes një sërë reaksionesh elektrike dhe kimike krijojmë nga brenda një realitet. Krijojmë pyje dhe oqeane, të nxehtët dhe të ftohtët. Lexojmë fjalë, dëgjojmë zëra dhe formojmë interpretime. Pastaj, sakaq, krijojmë një përgjigje. Të gjitha këto në një botë të krijimit tonë vetjak.

Pa marrë parasysh nëse formalisht po krijojmë ose nuk po krijojmë art, të gjithë jetojmë si artistë…

CHF 24.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90