Gjuetia e meditimeve

Titulli: Gjuetia e meditimeve
Autor: Abdurrhman Ibn Xheuzi
Botues: Jehona
Libri ka 552 faqe

Nga libri “Gjuetia e meditimeve” ruaj kujtime, të cilat nuk i ka përjetuar askush si unë. Kur u njoha me këtë libër për herë të parë, isha duke u përgatitur për një udhëtim drejt Kajros për disa arsye shkencore. Pas shfletimit të disa faqeve nuk mund të rrija pa e marrë atë me vete. Rrugës nga fshati im deri ne Kajro e kalova i zënë me leximin e tij dhe sa herë që mendoja se po vonohesha së lexuari, aq më shume ndjeja dëshirën për të mbaruar leximin e tij, derisa ajo dëshirë e pushtoi të menduarin dhe ma largoi gjumin në automobil dhe mora vendim për ta lexuar pandërprerë. E mbyllja librin vetëm pas kalimit tim nga një makinë në tjetrën. Kur m’u tha se qellimi për të cilin ke ardhur do të realizohet pas dreke, kjo vonesë nuk më zemëroi, përkundrazi më gezoi, sepse më dha rastin qe të marr “gjuetine” time dhe të marr nga perlat e saj për aq sa më premtonte koha. Nuk e lëshova librin nga dora ime atë natë vetem pasi gjumi më pushtoi me forcën e tij te parezistueshme dhe e mbylla librin me vullnetin për ta plotësuar leximin e tij në mëngjes. Përshtypjet e radhitura nga Ibn Xheuzi, pjesa më e madhe e tyre më silleshin përreth zemrës sime, m’i valëzonin mendimet e mia, të cilat më shtynin të besoja se nuk zotëroja aq elokuencë dhe harmoni, as sa një e dhjeta e asaj që i ishte dhuruar Ibn Xheuzit -Allahu e mëshiroftë. Për këtë arsye u gëzova shumë me këtë libër dhe e shpeshtova rileximin e tij, aq shumë saqe i propozova disa vëllezërve të mi ta lexonim një pjesë të “meditimeve” gjatë namazit të teravive. Kur këtë propozim e vumë në jetë, ai dha frute te bollshme dhe për këtë falenderimi i takon Allahut.

Një gjë e vetme i mungonte këtij udhëtimi fisnik, që është nxjerrja e referencave të haditheve për të dalluar të saktin nga të tjerët dhe shpjegimi i disa shprehjeve të panjohura, në mënyrë që libri të jetë sa më i lehtë për lexuesin e thjeshtë. Kur vëllezërit më ngarkuan me këtë detyrë u gëzova shumë dhe u entuziazmova për këtë kërkese, që erdhi pikërisht në kohën e duhur. Kam dhënë kontributin tim modest për të korigjuar librin, për verifikimin dhe nxjerrjen e referencave të haditheve, bashkë me shpjegimin e gjërave të paqarta. Kam vendosur titujt e përshtatshëm për meditimet, në mënyrë që të jetë më e thjeshtë per t’i kuptuar. Kam përgatitur njohjen me autorin dhe një studim të shkurtër për librin.

CHF 32.90

8 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90