Identiteti i pa zbuluar

Libri: Identiteti i pa zbuluar
Autor: Kujtim Shala
Redaktor Eqrem Basha
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Faqe: 338
Formati: 17×25 cm
Lloji: (Botime të veçanta, Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë. Libri 64)
ISBN 978-9951-26-000-8

Vepra e autorit Kujtim Shala, me titull “Identiteti i pa/zbuluar”, është vepër studimore në kuadër të fushës së studimeve letrare shqipe.
Kjo vepër kerkon prova identitare përmes kërkimeve historike e letrare të kombit tonë shqiptar.
Sipas Shalës, çdo vepër letrare është edhe identitare, prandaj kërkon që kjo vepër e tij, përpos si vepër kërkimore, letrare, të lexohet edhe si vepër identitare.
Shala i takon atij mendimi se identiteti fitohet, nuk është i lindur, pra identiteti i njeriut, i nacionit e i letërsisë formohet e trashëgohet, identiteti nuk është biologjik, por është kulturor.
Një nga elementet kyqe të një nacioni e që përmban në vete identitet, padyshim se është gjuha, ajo tregon autenticitet, kulturë dhe ka rol të rëndësishëm në psikën e një populli.
Por, çfarë roli ka gjuha në letërsi? A është e mjaftueshme gjuha që një vepër letrare të konsiderohet si pjesë e një letërsie të caktuar kombëtare? Këto janë pyetje tejet thelbësore  të cilat i shtron e edhe i jep përgjigje ky libër, por jo medoemos përgjigje definitive, sepse problemi i identitetit është kërkim i vazhdueshëm dhe diskutimi për të nuk shterohet.

Kjo vepër kërkimet për identitet nuk i bën vetëm brenda letërsisë apo veprave letrare, kërkimet bëhen edhe në fushat tjera, siç janë historia, tradita, religjioni e politika, sepse të gjitha këto fenomene pashmangshëm ndikojnë edhe tek autorët e veprat e tyre letrare.
Nuk mund të mendohet e kuptohet vepra e Fishtës e Bogdanit nëse nuk kemi njohuri për religjionin, vepra e Barletit nëse nuk e njohim historinë, apo ajo e Sami Frashërit nëse nuk kemi parasysh politikën e historinë.
Barleti e provon fenomenin e ligjërimit të autentikes në gjuhë të tjetrit[1], ai merr temën e lavdishme autentike shqiptare dhe e shkruan atë në një gjuhë të huaj, siç është ajo latine. Pra, një temë autentike e shkruan me një gjuhë universale. Pas kësaj  autori shtron pyetjen, se a e mbajnë temat Barletin autor tonin, apo gjuha e bën autor të latinitetit?[2] Barleti bëhet i yni për shkak të frymës së veprës së tij, dhe kjo na tregon se identiteti nuk vetëmjaftohet me gjuhën, identiteti është edhe frymë e ndjesi, e padyshim se vepra e Barletit përmban në vete identitet letrar e historik shqiptar.

CHF 19.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90