Ilmihali i ri

Titulli: Ilmihal ( për nxënësit në Mekteb )
Autor: Miftar Islami
Recensent: Hazir Selmani
Lektor: Agim Avdiu
Dizajni: Besnik Hamiti
Radhitja kompjuterike: Msc. Edmond Jajaga

Ky është një libër i cili tregon dituritë elementare që na nevojiten për çdo ditë dhe në çdo gjendje. Njohuritë që përmban ky ilmihal janë njohuri të domosdoshme për çdo musliman. Ilmihali është një libër themelor mbi besimin dhe obligimet islame. Fillimisht, fjala Ilmihal është fjalë arabe e cila përbëhet prej dy fjalëve, edhe atë prej fjalës “Ilm” që do të thotë dije, kuptim etj., dhe prej fjalës “hal” që do të thotë gjendje, rrethanë dhe diçka e tanishme.

Në botën e librave ekzistojnë disa lloje të ilmihalëve, varësisht prej nivelit për të cilin përgatiten. Nëse ilmihali përgatitet për njerëz që kanë njohuri elementare të Islamit dhe që kanë një kulturë të lartë të leximit, ai përgatitet në formë më të gjatë dhe është më i detajuar.

Ndërsa, nëse ilmihali përgatitet për ata që nuk kanë njohuri elementare mbi mësimet e fesë islame apo iu dedikohet nxënësve të mektebit, atëherë ilmihali është në formë më të shkurtër dhe pa thellime në diskutime.

Nëse dikush pyet se çka në të vërtetë përmban ky “Ilmihal” të cilin e kemi në duar? Themi që Ilmihali në vete si zakonisht përmban mësimet qe kane te bejne me akaiden-besimin islam, pastai mësimet që kanë të bëjnë me regullat e shkencës se fikhut dhe në fund rregullat e sjelljes-moralit islam (ihsan).

Ilmihalin që e keni ne dorë është i kategorisë së dytë. Pra Ilmihal shkurtër dhe i përgatitur për nxënësit e mektebeve. Fillimisht në pika të shkurtra dhe me fjale te thjeshta e të kuptueshme eshte shpjeguar akideja-besimi islam, pastaj pak më gjerësisht se kapitulli i parë janë shpjeguar rregullat e shkences së fikhut si namani, zeqati, agjërimi dhe haxhi. Ne keto mësime ky ilmihal teresisht i përmbahet shkollës fikhore më të madhe, asaj hanefite. Pastai vijon kapitulli i moralit islam dhe ai mbi biografinë e pejgamberit alejhis-selam dhe në fund të ilmihalit janë shkruar disa lutje dhe disa sure të Kuranit, lutje të cilat i nevojiten për çdo ditë muslimanit i cili e praktikon fenë e tij.

Ky ilmihal eshte shkruar me fjalë të thjeshta, që shpresohet të kuptohet nga çdokush. Me fjali të shkurtra dhe të kuptueshme. Edhe pse është kaq i thjeshtë dhe i kuptueshëm, ai përsëri për një mësim sa më të pastër dhe të drejtë nevojitet të shpjegohet nga njerëzit kompetent të kësaj fushe. Pra, nuk mjafton vetëm libri, por nevojitet edhe mësuesi (hoxha).

CHF 9.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90