Islami dhe civilizimi përendimor

Titulli: Islami dhe civilizimi përendimor
Titulli i origjinalit: Al-Islam wa al-hadara al-garbiyya
Titulli në boshjakisht: Islami zapadna civilizacija
Autorë: Sejjid Muxhteba Musavi Llari
Përktheu nga gjuha boshnjake: Dr. sci. Selim Sylejmani
Editor: Sh.K. Drita, Gjilan,
Për botuesin: Zekerija B. Abdullahu
Redaktor gjuhësore: Hamdi Shabani
Përpunimi kompjuterik: Shkodran Idrizi
Redaktor teknik: Shkodran Idrizi
Botues: Shtëpia botuese Drita e jetës
Shtypi: Sprint – Prizren

Komploti evro-perëndimor i heshtjes ndaj kulturës islame, për të cilën paralajmëron Rozhe Garodi, që në vitin e largët 1945, është pasoje e ideologjisë kolonialiste të Perëndimit, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga hipokrizia dhe joobjektiviteti vis a vis kësaj kulture dhe civilizimi. Këtë akt te turpshëm do ta ndërprejnë një sërë letrarësh islamikë të cilat janë shkolluar dhe arsimuar ne mjediset perëndimore, por qe kanë mundur t’i bëjnë ballë ndikimeve të shumta të pikëpamjeve të civilizimit perëndimor. Në këtë aspekt do mund të veçojmë Muhammed Hamidullahun, Hisham Xhajitin, Sejjid Hysejn Nasrin, Muhammed Arkunin, ndërsa nga evropianët Rozhe Garodin, Moris Bikajin, Eva Majerova, Berkhartin, Henri Korbinin…

Autori i veprës në fjalë, një musliman shumë i edukuar, sprovon aftësitë e veta jo vetëm poetike, por edhe njohjen e mirë të kulturës dhe civilizimit krishter, alternativisht: të dekristianizuar, duke dhënë kontributin e vet për synimet e vështrimit komparative të dy civilizimeve kryesore të botës moderne sot. Me metodën komparative kritike ai i ka analizuar edhe trashëgiminë kulturore dhe sociale të civilizimit perëndimor, duke pasur parasysh se një kohe të gjatë kishte jetuar ne këtë milie kulturor, nuk ka lëshuar të bëjë një vështrim kritik edhe për detajet më të imta problematike të cilat sot e rrënojnë botën perëndimore, duke paralajmëruar një ardhmëri tejet te zymtë dhe te panjohur.

Vepra është më shumë e natyrës populliste dhe specialistike dhe i është drejtuar shtresës së mesme të lexuesve dhe studentëve. Baza e saj është vlera e një sërë detajesh nga jeta e përditshme, të analizuara në mënyrë kritike, të vendosura ne suaza kauzalistiko-shkajkore dhe detyrimisht-rezultative.

Gjersa ia nënshtron analizës pozitën e kulturës dhe civilizimit islam, autori i nderuar, gjithashtu, merr një qëndrim kritik ndaj atyre aspekteve ne të cilat shikon forma devijante, të huaja për doktrina sekrete të islamit burimor të cilat, deshi apo s’deshi ta pranojë lexuesi i rrethit civilizues islam, po i kanosen procesit të përtëritjes, riafirmimit dhe rivitalizimit të trashëgimisë së përgjithshme civilizuese historike të islamit, si dhe rivitalizimit të frymës islame, ne ditën e sotme.

CHF 8.90

45 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90