Manual i Fikhut Hanefi

Titulli: Manual i Fikhut Hanefi
Titulli i origjinalit: Bidajeh el – Mubtedi
Autori: Imam Merginani
Përkthyes: Rezart Beka
Redaktoi: Ermir Agaçi
Korrektoi: Arjol Guni
Pajisi me komente: Rezart Beka
Përkujdesja grafike: Erzen Pashaj
Kopertina: Ermir Agaçi
Shtypi: Shtypshkronja West Print
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. “Bidajeh el – Mubtedi” ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën “el – Hidajeh” të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Teksti i manualit është pajisur me komente dhe shënime nga Rezart Beka. Komenti ka si synim t’i japë mundësinë lexuesit të orientohet sa më lehtë nëpër tekstin e manualit dhe të formojë një kuptim të saktë mbi të. Qëllimi përfundimtar është t’i jepet lexuesit një tekst i cili përfshin në mënyrë të plotë dhe të renditur çështjet që trajton, pa qenë as tej mase i detajuar dhe as shumë i shkurtër.

Gjuha e përdorur në koment është mbajtur larg toneve polemike dhe shpesh herë në të janë përmendur me respekt edhe mendimet e shkollave të tjera juridike. Libri është i dobishëm si për ata që sapo hedhin hapat e para në fenë islame, ashtu edhe për të gjithë ata që, ndonëse praktikojnë Islamin prej vitesh, ndjejnë mungesën e një teksti i cili do t’u japë mundësinë të organizojnë në mënyrë të renditur dhe të argumentuar saktë dijet që zotërojnë.

CHF 17.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90