Njihe veten

Titulli: Njihe veten
Autor: Dr. Ibrahim el-Fekij
Përkthyes: Mr. Artan Musliu
Redaktor profesional: Mr. Lulzim Beqiri
Redaktor gjuhësor: Zymer Mehani
Kopertina: Dorlir Kraja
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Shtypi: FocusPrint – Shkup
Botues: Sira – Prishtinë

A thua, me të vërtetë e njohim veten, ashtu siç duhet ta njohim dhe siç dëshirojmë ta njohim, apo jo? E nëse e njohim dhe gjejmë prej saj veprime të lavdëruara, atëherë do të duhej ta falënderojmë Allahun xh.sh. për këtë mirësi dhe të mundohemi ta avancojmë dhe ta zhvillojmë edhe më shumë, derisa të arrijmë në piedestalet e moralit dhe të nderit. Nëse këtë nuk e bëjmë, atëherë vetvetiu do të shkojmë në rënie, drejt humnerës dhe humbjes.

O njeri, njihe veten tënde. Që nga filozofi i njohur grek Sokrati, dijetarët kanë bërë thirrje ta njohim veten. Kjo ka ndodh për arsye se ne jemi në një gjendje më së shumti ta injorojmë dhe më së paku e njohim veten. E mosnjohja jonë për veten bartë shumë pasoja. Prej më të rrezikshmeve është vënia e vetes në vende dhe pozita që nuk i meritojmë.

Tregimi i njohjes së vetes fillon që nga vegjëlia, nga fëmijëria jonë, pasi prindërit apo kujdestarët dhe përgjegjësit tanë mundohen të njoftojnë me veten tonë, duke na zbuluar atë dalëngadal, apo në të kundërtën, do të na e keqprezentojnë dhe keqinterpretojnë veten. Një gjë e tillë do të ndikojë në turbullimin e pamjes reale dhe të njohjes së vetes.

Ambienti dhe vendi në të cilin ne jetojmë dhe rritemi ka një ndikim shumë të madh në formësimin e vetë qenies tonë, prandaj nëse ky rreth është i sinqertë, besnik dhe i pastër, atëherë kjo do të ndikojë që njeriu të jetë i sinqertë dhe besnik me vetveten, duke ia hequr nga sytë çdo pengesë që do t’ia pamundësonte pamjen reale të vetes. Ky ambient dhe ky rreth ndikon drejt përdrejt që njeriu të heqë pengesat nga sytë e tij dhe të heqë prej vetes egoizmin e tepruar, i cili e shpie deri te të menduarit se çdo gjë do të duhej t’i takonte atij. Ky egoizëm, pas të cilit jemi të prirë të fshihemi, e bën njeriun të mendojë se çdo gjë përreth i takon atij, e një ndjesi e tillë e shtyn që të gjitha veprimet, lidhjet dhe marrëdhëniet e tij ti bëjë vetëm për interesa personale dhe për përmbushur egon dhe epshin. Kështu do të vazhdoje, derisa të arrijë në atë masë të egoizmit të mendojë se vetja e tij është pas çdo gjëje. Kur të arrijë këtë, atëherë do t’i verbohen sytë e zemrës dhe të ballit, duke ia pamundësuar të shohë çdo dritë dhe çdo udhëzim që do të mund t’ia ndriçonte rrugën e tij.

CHF 8.90

11 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90