Rizgjimi Islam ndërmjet mospajtimit të lejuar dhe përqarjes së urrejtur

Titulli: Rizgjimi Islam ndërmjet mospajtimit të lejuar dhe përqarjes së urrejtur
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes nga arabishtja: Muhamed Mustafa
Biblioteka: Mendimi islam
Redaktor professional: Husamedin Abazi
Redaktor gjuhësorë – korrektorë: Fatmire Ajdini-Hoxha
Përgatitja kompjuterike dhe shtypi: Focus-Shkup
Botues: Logos – A

Një libër mjaft kompleks mbi rizgjimin islam ku analizohet në mënyrë mjaft të shkëlqyer rizgjimi islam ndërmjet mospajtimit të lejuar dhe përqarjes së urrejtur.

Nuk më brengos ballafaqimi i zgjimit bashkëkohor islam me armiqtë e jashtëm të cilët e shfrytëzojnë çdo rast për veprimtaritë e tyre të fshehta, ngase kjo çështje është e logjikshme dhe rezultat i ndeshjes ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës apo ndërmjet të mirës e të keqes. Këtë ligj e ka krijuar Zoti në gjithësinë ku jetojmë: “Ne, secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve..!” (Furkan, 31).
Në kuadër të armiqësisë kundër ummetit e besimtarëve, Zoti i Madhëruar thotë: “Ata do t’ju luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj”. (Bekare, 217).

Përkundrazi, unë brengosem nga sulmet e brendshme kundër zgjimit, nga armiqësia ndaj njëri tjetrit dhe nga mjerimi i brendshëm. Nuk brengosem në qoftë se këtë zgjim e kaplojnë shkolla, shoqëri e grupacione që kanë metodo logji të posaçme për t’i shërbyer Islamit dhe për ta përforcuar atë në tokë konform qëllimeve të tyre të caktuara, mënyrave e periudhave të definuara dhe qëllimit të pastër të ithtarëve nga aspekti i fuqisë, besnikërisë, drejtësisë dhe pastërtisë. Nuk jam aq naiv që të thërras në një shoqëri ose në një lëvizje që i tubon të gjithë aktivistët musli manë nën një ombrellë, nën një udhëheqje, ngase një kërkesë e tillë vështirë realizohet. Në shumë studime të mia kam theksuar se nuk jam kundër llojllojshmërisë së metodologjisë që ka për qëllim t’i ndihmojë Islamit, por me kusht që mendimet e ndryshme të jenë cilësore dhe pro fesionale e jo konfrontuese dhe kundërshtuese. Në mesin e shoqërive të tilla duhet të mbi zotërojnë bashkëpunimi e harmonia derisa ta komplementojnë njëra-tjetrën, t’i ndihmojnë njëra tjetrës dhe të mbështeten në çështje të përbashkëta në një rresht sikur të ishin një trup. Ajo që me të vërtetë më brengos është ekzistimi i atyre që nuk janë seriozë në këto çështje, që shkaktojnë përçarje në çdo rast, që ndezin flakën e mospajtimeve, që nxisin armiqësi e urrejtje e që mbështeten gjithmonë në çështjet që përçajnë e jo në ato që bashkojnë. Njerëzit e tillë gjithmonë janë të kënaqur me mendimet e tyre, përçajnë shoqërinë dhe i akuzojnë të tjerët. Në të vërtetë, ekzistimi i mendimeve të ndryshme nuk është kurrfarë rreziku, posaçërisht në çështjet e dorës së dytë (furu’e) dhe në disa çështje parësore (burimore) jothelbësore (usul gajru esasijje) por rreziku kanoset nga përqarja dhe armiqësia për të cilat na kanë tërhequr vërejtjen All-llahu dhe i dërguari i tij.

CHF 8.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90