Shqiptarët në përfundim të luftës së dytë botërore (1994) sipas burimeve gjermane

Libri: Shqiptarët në përfundim të luftës së dytë botërore (1994) sipas burimeve gjermane
Autor: Jusuf Bajraktari, Frasher Demaj, Teki Kurti
Redaktor: Justina Shiroka-Pula
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Faqe: 567
Formati: 17×25 cm
Lloji: (Botime të veçanta / Seksioni i Shkencave Shoqërore. Libri 71)
ISBN 978-9951-26-047-3

Vlera shkencore e librit qëndron në daljen e fakteve të reja shkencore për herë të parë, të përmbledhura në një format dhe përmasat e një libri që sjellin para studiuesve perspektiven gjermane të ngjarjeve për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë vitit 1944. Për rrjedhojë, dokumentet gjermane e përcjellin çdo veprimtari sipas këndvështrimit të komandave ushtarake së bashku me vlerësimet e përfundimet për lëvizjet ushtarake të tyre, rezistencen partizane, përplasjet në mes komunistëve dhe ballistëve dhe ngjarje e veprime të tjera në Shqipëri e përreth saj, për të cilat studiuesit kanë treguar zell dhe perzgjedhje kualitative të dokumenteve nga më të rëndësishmet.

Pikërisht përmes këtyre dokumenteve, të hartuara në zyrat e komandave dhe shtabeve ushtarake gjermane, raportohen dhe jepen të dhëna lidhur me raportet dhe informatat ditore, urdhrat e udhëzimet, numrin e forcave operacionale gjermane, qëllimet ushtarake të secilit operacion dhe natyrisht të humbjeve dhe dëmeve të forcave partizane dhe humbjeve të forcave gjermane, si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Në këtë rrjedhë, të dhëna të shumta jepen në këto dokumente edhe për disa luftime të tjera të njohura edhe në historiografinë shqiptare të LANÇSH. Po ashtu, ndërmjet një numri të madh raportesh, urdhrash dhe udhëzimesh, apo analizash të çdo niveli, gjenden të dhëna dhe informacione të rëndësishme duke filluar që nga furnizimet me ushqime, medikamente e deri te njoftimet për betejat ushtarake kundër partizanëve dhe aleatëve antifashistë. Midis tyre janë të dhëna dokumentare zyrtare që kanë lidhje me organizimin, numrin, vendqëndrimet, drejtuesit dhe veprimtarinë luftarake, si dhe zonat që kontrollojnë forcat dhe formacionet e armatosura të Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqiptare, të cilat gjermanët i quanin “bandat komuniste”. Krahas tyre, në këto dokumente gjenden edhe të dhëna që hedhin dritë mbi forcat e armatosura nacionaliste shqiptare, të Ballit Kombëtar dhe të grupeve të tjera të Shqipërisë së Veriut, të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së Mesme.

CHF 19.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari postim

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjalte manuka

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF 69.90
Man mission

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF 29.90
Night de club

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF 29.90
Interdit

Parfum Interedit, 100ml

CHF 29.90
Man mission

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF 29.90
Pretty pink

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF 19.90
Produktet FriSwiss copy

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF 29.90
Attitude

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF 29.90
Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90