Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam

Titulli: Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam
Autori: Nexhat S. Ibrahimi
Botues: SH.B. ASR, Tetovë, 2007
Faqe: 236

Roli destruktiv i sekteve sot?

Libri ka format standard, me 230 faqe. Libri ka 5 kapituj, një rezyme në gjuhën angleze, literaturën me 199 zëra bibliografikë dhe treguesin e emrave.Viteve të fundit tema e sekteve brenda myslimanëve dhe jashtë myslimanëve është mjaft aktuale. Krizat e shumta në botën muslimane, krijojnë kushte të favorshme për aktivitetin e sekteve, që është rast edhe me Kosovën. Libri që kemi para vetes nuk i trajton sektet jomuslimane, por vetëm ato muslimane, disa sosh, më të rëndësishmet, me shpresë që t’i ndihmojë besimtarët në përcaktimin e tyre ideor dhe praktik. Ky edhe është, sipas autorit, shkaku kryesor për ta shkruar këtë vepër. Autori nuk është
mjaftuar të tregojë me gisht për lëvizjet dhe sjelljet e tyre negative dhe mangësitë eventuale, por ka hulumtuar anën historike e doktrinave në disa drejtime: religjioze, psikologjike, so ciologjike, historike e të tjera, duke konsultuar autorë të shumtë kompetentë.

Libri është një përgjigje aktive, dinamike, kreative muslimane kundrejt ideve, prodhimeve,skemave dhe konstruksioneve kulturore, ekonomike, politike e filozofike brenda shoqërive myslimane por edhe në tokat shqiptare. Ai pasqyron historinë e ideve të qytetërimit perëndimor, mbush boshlleqe në literaturën ekzistuese, e cila zakonisht karakterizohet me trajtim sipërfaqësor dhe inferior, por edhe ofron nevojën e muslimanëve të studiojnë traditën e tyre islame nga këndvështrimi musliman e jo nga ai çfarë kanë dëshiruar “gjuetarët e shpirtrave
njerëzor”.

Autori thekson se është koha e fundit që Bashkësia Islame në Kosovë, Komuniteti Musliman në Shqipëri e Rijaseti BI në Maqedoni, të mbrojnë intelektualisht dhe shkencërisht, me guxim dhe bindje vlerat e veta mbi njëmijëvjeçare në këto toka. Roli i sekteve destruktive në trojet shqiptare
do të jetë fatal si për Bashkësinë Islame të vendit ashtu edhe për perspektivën politike të vendit.

Mund të përfundojmë se libri është një vlerë e mirëfilltë për çdo familje muslimane, e sidomos për nxënësit e medreseve dhe studentët e fesë. Libri është i pranueshëm edhe për jomuslimanët, madje një lektyrë e preferuar.

 

CHF 11.60

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90