Mjegullat e Tiranës

Titulli: Mjegullat e Tiranës
Autor: Ismail Kadare
Përgaditi për botim: Bujar Hudhri
Korrektore letrare: Afërdita Cesula
Piktura në kopertinë: Gracefully Divine, Josef Kote
Shtëpia botuese: Onufri

“Mjegullat e Tiranës” rikthen te lexuesi Ismail Kadarenë, pak kohë pasi vetë shkrimtari kishte deklaruar se nuk do të shkruante më letërsi artistike. Në fakt, “Mjegullat e Tiranës” nuk është shkrim i ri, por dorëshkrimi i parë i shkrimtarit. I shkruar rreth viteve ‘50, asokohe Kadare mbi 20 vjeç, ky roman përbën një dëshmi të asaj periudhe të zymtë në optikën e shkrimtarit dhe në veçanti të marrëdhënies së tij me femrën.

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin 1957-1958. Para se ta shkruante këtë roman, Kadare kishte botuar dy përmbledhje poetike. Më 1954-m kishte botuar vëllimin me poezi të viteve të gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, ndërsa më 1957-n vëllimin “Ëndërrimet”.

“Mjegullat e Tiranës” bëhet më interesant për lexuesin edhe për faktin që e ka shkruar në një moshë shumë të re. Në dorëshkrimin origjinal ai e kishte quajtur atë “Dashuri numër 2”.

Në qendër të romanit është një histori dashurie në Tiranën e pas viteve ‘50. Romani është shkruar me dorë, në fletore shkrimi. Vetë shkrimtari ka treguar se për ta shkruar ka shfrytëzuar një ditar që ka mbajtur me ndërprerje gjatë viteve studentore në Tiranë, si dhe në letra të vetat dhe të vajzës studente që ka shërbyer si personazh.

Libri shoqërohet me një intervistë dhënë Viola Isufajt, e cila gjithashtu e ka pajisur veprën me një studim të hollësishëm.

“Do të thosha se është më tepër një sprovë për të shkruar romanin, se sa një roman i mirëfilltë. Pra nuk do të jetë një vepër letrare, që do të ketë jetën e vet, si gjithë romanet e tjera, do të thotë se është një tekst, i cili ka më tepër një vlerë dokumentare dhe është një pasuri për studiuesit dhe gjenetistin, në këtë rast për studimin tim”,- është shprehur Dr. Viola Isufaj.

Kadare vetë nuk e pranon “Mjegullat e Tiranës” si një vepër të mirëfilltë, por si një përpjekje të parë për të shkruar një roman dhe, ndryshe nga tekstet e tjera, nuk ka pranuar të bëjë asnjë ndryshim në botimin e tij.

I titulluar fillimisht “Dashuria numër 2”, “Mjegullat e Tiranës” është një lloj kundërshtimi i dashurisë romantike, si dhe atmosferës së kryeqytetit të viteve ’50, një periudhë gjatë së cilës – pohon Kadare, – letërsia shqipe ishte në ditët e saj më të zeza.

Libri është i këndshëm. Ka vetëm një linjë dashurie, mes Emës dhe Bardhylit. Është nga ata libra që lexohen shpejt, brenda një nate. Në mos vetëm për emrin e shkrimtarit, ia vlen të lexohet historinë e dashurisë të vendosur në atmosferën kryeqytetase gjysmë shekulli më parë.

CHF 19.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90