Bota e melekëve

Titulli: Bota e melekëve
Autor: Dr. Sulejman Omer el-Eshkar
Përkthyes: Rexhep Suma
Recensentë: Osman Abazi, Rufat Sherifi
Lektor: Agim Abazi
Përgaditja kompjuterike dhe kopertina: Jusuf Saliu
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup

Besimi në melekët është një prej bazave të besimit dhe imani nuk plotësohet pa besuar në këtë bazë. Melekët janë një prej botëve të fshehta, për besimin e të cilëve All-llahu i lavdëroi besimtarët, meqë ata vërtetuan lajmin e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij rreth asaj bote.

Citatet kur’anore dhe të Sunnetit e sqaruan këtë temë në mënyrë të hollësishme, prandaj ai që i vështron ato citate besimi ne melekët do t’i bëhet shumë i qartë, e nuk do t’i mbetet ndonjë ide e turbullt ne kokë. Njohja e melekëve forcon imanin, sepse njohuria e hollësishme është më e fortë sesa njohuria e përgjithshme.

Ato citate e sqaruan hollësisht këtë temë sepse mendja njerëzore nuk është në gjendje që vetvetiu të arrijë që të dijë tërë atë që i intereson rreth melekëve, shqisat njerëzore janë shumë të dobëta që t’i shohin melekët dhc ta dëgjojnë të folurit e tyre, e nuk ka dyshim se kjo dobësi është ne dobi të njeriut, sepse sikur ai të dëgjonte dhe shihte çdo gjë që e rrethon, nuk do të mund të jetonte. Na mjafton të paramendojmë se si një njeri dëgjon çdo valë që kap aparati i radios dhe të kuptojmë fatkeqësinë që do ta godet atë të gjorë, ai gjithgysh do të mahnitet dhe do të çmendet nga kjo.

Po ashtu, mos të mendojë askush se studimi rreth kësaj teme është tepricë shkencore, sepse realitetet të cilat i paraqesin citatet në këtë temë kanë ndikim të madh në mohimin e legjendave dhe falsifikimeve rreth saj, e dihet se qysh ne të kaluarën e lashtë ishin përhapur thëniet se melekët kanë statutin e hyjnisë, ose se ata janë vajzat e Zotit, kurse disa filozofë supozojnë se melekët janë planetët të cilët i shohim në Gjithësi

Pra, realitetet të cilat përmenden ne këto citate forcojnë në shpirtrat tonë besimin në All-llahun, i cili mbizotëron Gjithësinë dhe i Cili përcaktoi ushtrinë e Tij nga mesi i melekëve që të mbikëqyrin çështjet e ndryshme të Gjithësisë. Ndërlidhja e melekëve me ne, qoftë në formimin, krijimin apo vëzhgimin tonë, të jep të kuptosh rëndësinë dhe vlerën e njeriut , si dhe çrrënjosë idenë se njeriu është i përbuzur dhe i pavlerë, kuptimi i këtyre fakteve do të bën që ai të respekton vetën dhe nxiton me gjithë mundin e tij që ta realizoj rolin e madh të tij të cilin duhet ta kryejë.

Sikur të fillonim t’i numërojmë frytet dhe ndikimet e mira të cilat njeriu i përfiton nga besimi i tij në melekët, kjo parathënie do të merrte vend të gjerë. Për këtë arsye, do t’i lëmë lexuesit rast që të jetoj me vetë citatet rreth kësaj teme.

CHF 6.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90