Djaloshi më i bukur në botë (Koment i sures Jusuf)

Titulli: Djaloshi më i bukur në botë ( Koment i sures Jusuf )
Autor: Shefqet Krasniqi
Redaktor: Bahri Curri
Lektor: Mr. Arjan Koçi
Përgatitja kompjuterike: Jeton Svirca
Dizajni: Trim Sokoli
Botues: Shtëpia Botuese Krenaria
Libri përmban: 406 faqe, formati A5.

Nuk ka zemër në të cilën depërton drita e këtij Kur’ani e të mos e ndriçojë, nuk ka familje a shoqëri ku depërton dhe që gjendjen e saj të mos e ndryshojë. Allahu e bëri leximin e Kur’anit ibadet, ushqim të zemrës e prehje të shpirtit; e bëri ligj dhe kushtetutë për njerëzimin në Tokë, sqaroi në këtë libër të mirën, të drejtën e të mbarën, sqaroi atë për të cilën njerëzimi ka nevojë dhe vendosi në të lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Nuk pati e as nuk do të ketë deri në kiamet libër që lexohet më shumë, libër që studiohet më shumë, nga ky libër njeriu nuk ngopet, të gjithë e gjejnë veten aty.

Që nga dita e parë kur filloi të zbresë në Tokë e ta ndriçojë këtë planet, njerëzit filluan të merren me të, me domethëniet e tij, me leximin e tij, me përmbajtjen dhe kuptimin e tij. Dijetarët kurrë nuk u ndalën duke shpjeguar ajetet e tij, duke i komentuar ato, madje na lanë një numër shumë të madh komentimesh të plota të Kur’anit, të quajtura tefsire.

Duke pasur parasysh rëndësinë e komentimit të Kur’anit, që kur u ktheva nga Medina e Ndriçuar dhe u emërova imam dhe ligjërues në Xhaminë e Madhe “Sulltan Fatih” në Prishtinë, ia nisa komentimit të Kur’anit duke patur për qëllim mbledhjen e xhematit dhe njohjen e tij me mësimet kur’anore nga të cilat dalin apo burojnë të gjitha shkencat e tjera, si fikhu, hadithi, historia etj. Këtë punë e kam filluar në pranverë të vitit 2003 dhe e vazhdoj edhe sot e kësaj e dite, një herë në javë, çdo të mërkurë.

Të gjitha ligjëratat e tefsirit i kam të incizuara, madje shumicën edhe të shkruara, kurse kjo është surja e parë që botohet.

E dua tërë Kur’anin, por suren[1] Jusuf disi më shumë. Jam kënaqur me komentin e të gjitha sureve që kam komentuar deri më sot, por me suren Jusuf disi më shumë, ndaj për këtë arsye e zgjodha që të jetë surja e parë nga Kur’ani të cilën lexuesit do ta kenë në dorë, duke premtuar se do të botohen edhe suret e tjera, me emrin e Allahut xh.sh..

Këtë libër e kam titulluar Djaloshi më i bukur në botë ngase personazhi kryesor është djaloshi më i bukur që mban mend njerëzimi pas Ademit alejhi selam, nga bukuria e të cilit u mahnitën të tërë ata që e panë. Ky djalosh jo vetëm që ishte i bukur në pamje, por ishte edhe më i bukur e më i mirë në zemër, më i mirë në sjellje, moral e karakter. Te ky djalosh nuk gjendet diçka që nuk është e bukur dhe e mirë. Të gjithë ata që e deshën, përfituan dhe patën dobi prej tij dhe fundi i tyre qe i mirë.

CHF 14.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90