Kauza ime – Çfarëdo që kam bërë ka qenë për hirë të Allahut

Titulli i origjinalit: DAVAM
Përkthyes nga Turqishtja: Emir Hukallo
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Dizajni: Dorlir Kraja
Botues: Shtëpia Botuese Fleta
Për Botuesin: Beni Kizolli

Progresi i jashtëzakonshëm i Turqisë në fundshekullin e XX dhe në këtë fillim-shekulli (XXI), ka një ideolog. Pa dyshim, Necmettin Erbakan është njëri prej personazheve, e mbase edhe heroi kryesor në këto zhvillime. Vizioni i tij për një Rend të drejtë ka mbetur vetëm një ide në letër, por jo edhe një utopi. Kur të lexohet ‘Kauza ime’ – një libër që qëndron ndërmjet autobiografisë dhe eseistikës, mund të hetohet droja e Erbakan-it nga frika e dorëzimit të turqve përballë politikave ekonomike që mund t’i bëjnë dëm Turqisë, e që në esencë këto politika, s’përbëjnë veçse një zgjatim tejet të sofistikuar të armiqve të islamit. Forcat imperialiste sioniste, sipas tij, ndaj turqve kanë dy synime: t’i zhdukin ose t’i gjunjëzojnë e t’i shndërrojnë në shërbëtorë të tyre. Ai Turqinë e sheh si njërën prej fortifikatave të fundit islame në botë, e që rrjedhimisht rënia e kësaj fortifikate do të thoshte humbje e madhe për myslimanët anekënd globit. Por kjo fortifikatë duhet rregulluar së brendshmi fillimisht, mendonte Erbakan. E kush ishte në të vërtetë ai? Erbakan nuk qe vetëm një mysliman i zakonshëm, por para së gjithash, një mysliman që e kuptoi se angazhimi, përpjekja dhe puna janë obligim për të dhe për një mysliman të vërtetë.

Atij me të drejtë mund t’i atribuohen disa nga sukseset më të mëdha, që lidhen me hapat e parë të Turqisë drejt industrializimit të saj, por ai qe gjithashtu intelektuali që shkriu një jetë të tërë drejt pajtimit të myslimanëve sepse, këtu e shihte çelësin e hapjes së portës së progresit për botën islame. Përçarja dhe mospajtimet ndërmjet shteteve islame i shkojnë për shtati imperializmit sionist. Përçarja në fakt, përbënte sipas tij, hapin e parë drejt shtrirjes së dominimit nga ana e Shtetit Sekret Botëror ose Novus Ordo Seclorum (Rendit të Ri Botëror). Erbakan zhytet deri në teori konspirative për ta shpjeguar esencën e Rendit të Ri botëror, respektivisht për t’i shpjeguar ambiciet e tij. Kundrejt tij ai predikon rrugën më të mirë, atë që erdhi si mesazh hyjnorë përmes profetëve të Zotit dhe së fundi duke u kristalizuar përmes Profetit Muhammed a.s . ‘Rendi i Drejtë’ – i Erbakanit, nuk është një rend që synon t’i sundojë jo-myslimanët, në këtë rend, ka vend për të gjithë. Kjo sepse: ‘Nuk ka dhunë në fe…’ (El-Bekare 2: 257). Ai veneron se për t’i mbetur besnik këtij ajeti, si dhe shembujve më të mirë, që nga Profeti Muhammed a.s, e deri tek shekujt e ndritur të islamit, nuk duhet të shpenzojmë as energjitë më të vogla për ta ndërtuar një rend për myslimanët dhe për t’i shtypur të tjerët. Kjo do të thoshte që islami nuk është çlirim por robërim.

Kauza ime, zhbiriliron tërë amalgamën e politikave të jashtme të superfuqive të botës, të ashtuquajturave mekanizma mbrojtës që këto superfuqi i kanë prodhuar (NATO-ja, BE, Kombet e Bashkuara etj), dhe të cilat shfaqin hipokrizinë e tyre kur bëhet fjalë për vendet islame. Fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI, përbëhen prej ditëve më të përgjakshme që njerëzimi i ka përjetuar ndonjëherë. Masakrat në Afganistan, Bosnje , Egjipt e së fundi edhe në Siri, tregojnë qartë se objekt i këtyre sulmeve janë vendet islame. Si mund të pranohet ky ‘Rend i Ri’ si i mirëqenë për myslimanët? Prandaj Erbakan, bënë thirrje për këndellje të turqve dhe myslimanëve. Bën thirrje për një përlindje kulturore duke u kthyer te sistemi i vlerave shpirtërore islame.

Përfundimisht, për ta kuptuar hovin ekonomik e ushtarak të Turqisë së sotme, të kësaj Turqie që është shndërruar në një partnere e NATO-s dhe superfuqive botërore, duhet të lexohet edhe ky libër, autor i së cilës është njëri prej nismëtarëve, nxitësve dhe mbase ideologu kryesor i kësaj përlindjeje.

CHF 12.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90