Kur sunduesit grinden, rreth misterit të telefonimit Stalin – Pasternak

Titulli: Kur sunduesit grinden, rreth misterit të telefonimit Stalin – Pasternak
Autori: Ismail Kadare
Përgaditi për botim: Bujar Hudhri
Korrektore: Kadia Dedja
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 176

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku.

Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.

Komente

“Vepra e Kadaresë, madhështore, paralajmëruese, me një hije muzgu, një “Komedi Hyjnore” e epokës së stalinizmit.” – Frederic Ferney, La Revue, 2013

“Nuk dyshoj se Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jevtushenko shqiptar. Jevtunshenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se, i pari, shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndruëshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë të veprimit dhe një strategji të sjelljes, që buron nga parimet.” – Arshi Pipa

“Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë.” – Simon Sebag Montefiore

“Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët.” – Wall Street Journal

“Kadare është një nga romancierët më të shquar europian të shekullit të njëzetë. Vepra e tij është po aq e gjerë sa ajo e Balzakut, po aq e rreptë në kritikën ndaj diktaturës sa ajo e Oruellit dhe po aq fantastike deri në shqetësim sa ajo e Kafkës… ajo formon tablonë e një toke imagjinare- që disa e kanë quajtur Kadaria- me një topik të vetëm , qendror: si të mbetesh njeri në një botë të sunduar nga frika dhe dyshimi. Është një arritje e rrallë, e jashtëzakonshme dhe ka kohë që të mendohet se është e ndenjë për nderimin më të lartë.” – Indipedent

CHF 16.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90